Marubi, Kadare, Shtegu i Gjelbër - Eventet Përmbyllëse të Janarit - Into Albania

Marubi, Kadare, Shtegu i Gjelbër – Eventet Përmbyllëse të Janarit

Java e fundit e janarit mbyllet me një gamë të gjërë eventesh, që nga ditët përkujtimore, e deri tek aktivitetet plot adrenalinë.

1. Akademia e Filmit Multimedia Marubi shfaq filmin “Take the girl Shela Alteratz,” më 27 janar

E hëna e fundit e janarit shënon Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore të Holokaustit. Pikërisht në lidhje me këtë ditë, ambasada e Izraelit në Shqipëri në bashkëpunim me Akademinë e Filmit Multimedia Marubi do të shfaqë filmin izraelit “Take the girl Shela Alteratz.”

2. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit organizon “Dita e Shërbimit Pyjor.” Më 27 janar në Vaqarr

27 janari shënon Ditën e Shërbimit Pyjor dhe për këtë rast Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit do të organizojë një fushatë në Vaqarr me nxënësit e shkollave. Me sloganin qëndisim qytetin me mijëra fidanë në 100 vjetorin e Tiranës kryeqytet, nxënës të shkollave dhe shoqata ekologjike, do të shprehin mirënjohjen e merituar ndaj atyre që ruajnë natyrën.

3. “84 vjet Kadare!” Më 28 – 31 janar Kalaja e Tiranës

Me rastin e lindjes së shkrimtarit të dimensioneve ndërkombëtare, Ismail Kadare, Kalaja e Tiranës organizon ekskursin mes botimeve dhe edicioneve të para të autorit. Për të gjithë ata që janë të dashuruar pas letërsisë së Kadaresë, kjo është një mundësi për t’u mos humbur.


4. Ekspozita e Hasan Nallbani “The lives of others.” Nga 22 janari deri më 4 shkurt në Galerinë FAB

“Jetë e të tjerëve” është ekspozita e cila është çeluar pak ditë më parë në galerinë FAB, nga Hasan Nallbani dhe do të qëndrojë e hapur deri më 4 shkurt. Nallbani vjen me një ekspozitë personale, në kurimin e Vladimir Myrtezait dhe Ajola Xoxës. Në qëndër të krijmtarisë së tij është figura njerëzore, ambienti, njerëzit që na rrethojnë dhe ngjarjet që jetojmë. Për të apasionuarit pas artit është një mundësi e mirë për të kaluar disa momente ndryshe.

5. Shfaqje teatrale “Letra.” Në 31 janar deri më 9 shkurt, Teatri Metropol

Letra është shfaqja më e fundit e teatrit Metropol e cila vjen me mbështetje të Institutit Italian të Kulturës. Është një shfaqje sa aktuale aq dhe prekëse, e cila tregon jetën e një njeriu të varfër me një letër kërkesë për një banesë sociale.

6. “2020 – First Ride.” Pedalojmë me Critical Mass në 31 janar

Është kthyer në traditë për Critical Mass që të premten e fundit të çdo muaji të pedalojnë. Me sloganin “Trafiku jemi ne,” ky organizim kërkon të shtojë dëshirën e qytetarëve për pedalim dhe të japin shëmbullin e mirë të një qyteti të pastër. Nëse keni dëshirë t’i bashkoheni këtij grupimi, mbledhja bëhet më 31 janar në sheshin Skënderbej.

7.  “Shtegu i gjelbër 2020-të” organizuar nga Bike Club Tirana, më 2 shkurt

Organizohet për të parën herë në Tiranë, “Shtegu i Gjelbër,” një garë plot adrenalinë nga EDS Foundation, Bike Club Tirana në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit. Aktiviteti do të mbahet më 2 shkurt dhe do të ndjekë itinerarin Tiranë-Golem 68 km.