Media polake - Shqipëria Parajsa e Pazbuluar e Evropës - Into Albania

Media polake – Shqipëria Parajsa e Pazbuluar e Evropës

Ekspertët e turizmit bëjnë llogaritjet se si është kthyer dalëngadalë Shqipëria në parajsën e pushimve Evropiane.

Turistët polakë prej disa vitesh janë kthyer në pushuesit kryesore të bregdetit shqiptar, pothuajse çdo verë. Edhe këtë verë, pavarësisht të vështirë si pasojë e pandemisë, një numër i konsiderueshëm polakësh janë drejtuar drejt brigjeve shqiptare. Duket sikur temperaturat shumë më të ftohta të Balltikut frymëzojnë polakët të përjetojnë nxehtësinë e verës marramendëse të deteve Adriatik ose Jon.

Emisioni më popullor polak i mëngjesit Pytanie na adannadanie (“Pyetje për mëngjes”) i ka kushtuar një hapësirë televizive, eksplorimit të Shqipërisë. Me bukuritë e shumta natyrore, por edhe historike e kuturore është vendi perfekt për të kaluar pushimet.

Përmes një lidhje live me ekspertë shqiptarë të turizmit, emisioni i mëngjesit evidentoi arsyet e kësaj tërheqje të madhe ndaj Shqipërisë, jo vetë për turistët polak, por edhe ndërkombëtarë.

Riviera Shqiptare, foto IntoAlbania

Çfarë e bën Shqipërinë kaq ideale?

Në lidhje direkte skype në emisioni foli eksperti i turizmit Gjergj Xhafa, i cili renditi aspektet e shumta që e bëjnë Shqipërinë një destinacion ideal veror. Shqipëria ka një klimë të mrekullueshme mesdhetare, plazhe të panumërta dhe male, të gjithë këto serviren për pushuesit me çmime të ulëta.

Ai më tej thekson se Shqipëria e pasur me një vijë të gjatë bregdetare, të ofron dy brigje sa të ndryshme, po aq edhe të pasur me ujin kristal. Për të mos u nënvlerësuar janë vargmalet malore të thepisura, të pazbuluar të Shqipërisë, të cilat prej vitesh kanë tërhequr më shumë pushes të huaj se shqiptarë.

Dhërmi, foto Gëzim Mavriq

Në intervistë ndër të tjera, Xhafa përmend se Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, pa McDonald, por me një industri të lulëzuar restorantesh e lokalesh. Ushqime të freskëta dhe gatime tradicionale, me çmime të arsyeshme siguirsht që mbetet një tjetër motiv për ta vizituar Shqipërinë.  Për më tepër, ai sqaron se Shqipëria, është një vend krejtësisht i sigurt për t’u vizituar, duke sqaruar disa nga supozimet e pavërteta që lidhen me Shqipërinë. “Absolutisht jo e rrezikshme,” thotë Xhafa, “Shqiptarët janë njerëz jashtëzakonisht të ngrohtë dhe të hapur.”

Ajo që ndihmon shumë turistët është se shqiptarët njohin gjuhë të ndryshme të cilat mund të jenë mjaft të dobishme për të gjithë turistët që kërkojnë të eksplorojnë tokën. Deri më tani, polakët duket se shijojnë të gjithë Shqipërinë në të gjitha dimensione e saj. “Ata janë eksploruesit më të mirë të vendit tonë,” përfundon Xhafa.

 Për të parë emisionin në gjuhën polake klikoni këtu.

Maja e Vajushës, foto Granit Temaj