Book Your Stay
Book Your Flight
Është kthyer në traditë tashmë organizimi i ‘MIK Festival”, por në edicionin e tij të tretë për shkak të pandemisë dhe rregullave strikte që duhen zbatuar kulmoi dhe u përmbyll në një ditë të vetme në ishullin e Maligradit.
Mes magjisë dhe tingujve ky, festival i muzikës internacionale ndryshe nga sa ka ndodhur vitet e tjera është zhvendosur, nga Korça në ishullin e Maligradit në Prespë. Nën titullin Miqtë e Prespës, eventi i krijuar nga sopranoja e famshme Inva Mula këtë herë erdhi në një mënyrë krejt origjinale në një kishë të vjetër.
Muzika rinashimentale dhe ajo baroke u lidhën shumë bukur me kontekstin. Programi ishte i konceptuar i tillë, që të prekte të gjitha vendet ku ka lulëzuar muzika Baroke. Ishte një event që bënte bashkë dashurinë për artin, kulturën, historinë dhe trashëgiminë. Një event i cili kishte si qëllim zhvillimin e turizmit dhe promovimin e njohjes së zonës së Prespës në tërësi.
Një koncert sa i veçantë aq edhe origjinal, ku natyrshëm me bukurinë që të fal ishulli i Maligradit në liqenin e Prespës rrodhën magjishëm tingujt e muzikës baroke.
Programi ishte konceptuar ne mënyrë të atille që të prekte të gjitha vendet ku ka lulëzuar kjo muzikë, si Gjermania, Italia, Franca dhe Spanja duke u interpretuar pjesë të autorëve më të njohur të këtyre vendeve pikërisht në kishën e Shën Mërisë, e cila mendohet se i përket vitit 1300.
Në intervistë për mediat sopranoja Inva Mula është shprehur se koncerti në një Kishë të tillë ishte një realitet i panjohur i cili duhet promovuar si një vlerë e trashëgimisë së kulturës sonë.
Mik Festival i cili vitet e tjera është organizuar për 5 netë radhazi në Korçë duke sjellë emra të njohur të muzikës botërore, do të shtyhet për në muajin shtator për shkak të pandemisë.
Kaluam më të vështirën, dhe tani na presin disa nga benefitet që rezultuan nga një vit i gjatë pandemie. Viti...
Read More
Nuk mungon Shqipëria në listat e shumëpritura botërore të udhëtimeve për 2021-shin, e kësaj rradhe ajo vjen si një ndër...
Read More
Në këto ditë të ftohta janari ku një pjesë e qyteteve Shqiptare jane veshur me petkun e bardhë të dëborës,...
Read More