Mundësia e Artë e Turizmit Detar - Hiqet TVSH-ja e Jahteve dhe Mjeteve Lundruese - Into Albania

Mundësia e Artë e Turizmit Detar – Hiqet TVSH-ja e Jahteve dhe Mjeteve Lundruese

Në këtë sezon veror një lajm i mirë vjen për të gjithë ata që kanë mjete lundruese apo jahte, pasi ka hyrë në fuqi ligji për heqjen e TVSH-së, së tyre.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi  në një takim të zhvilluar me operatorët turistik në Sarandë u shpreh se ky hap do të ndihmojë zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar.

“Jo më kot e kemi zgjedhur Sarandën, pasi është një nga destinacionet më pranë zhvillimit, është një nga ato destinacione, i cili duhet të jetë i pari që duhet të marrë zhvillim nga kjo politikë e re e qeverisë, për shumë arsye por arsyeja kryesore është qenia e një gjiri kaq të bukur e të mrekullueshëm, qenia e gjiut të parë ose le të themi porti i parë i Shqipërisë dhe gjithë zonës së Adriatikut dhe më sipër se sa kaq”, – tha ministri Klosi.

Saranda ka dëshmuar që me politikat fiskale të menaxhimit të karburantit dhe të lehtësirave që kemi pasur në vitin e kaluar kemi pritur jahte që realisht i bëjnë nder çdo porti, ku parkojnë dhe kemi patur mundësi që Sarandën ta vizitojnë jo pak po mbi 1 800 jahte, por që vijnë këtu vetëm për furnizimin me karburant. A na duhet ta shndërrojmë këtë në industri, a jemi të gatshëm ta presim këtë industri. Unë them që kemi shumë punë për të bërë.”

Ligji i aktiviteteve të turizmit detar përpiqet të rregulloj të gjithë terminologjinë dhe të gjithë normat se si do të ndërtohet turizmi detar se si mund të shndërrohet turizmi detar në një biznes me rregulla, me parime.