Muzetë Shqiptarë Atraksion Për Turistët – Zbuloni Cili Është Më i Vizituari - Into Albania

Muzetë Shqiptarë Atraksion Për Turistët – Zbuloni Cili Është Më i Vizituari

Shqipëria ka potencialin e turizmit gjithëvjetor. Përveç peizazheve natyrore që mbeten gjithmonë një atraksion unik, një numër i konsiderueshëm turistësh të huaj dhe shqiptarë kanë një interes të madh për të vizituar edhe muzetë, për të njohur më tepër historinë e vendit, kulturën dhe mënyrën e jetësës.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Kulturës, në vitin 2019 rreth 1065081 turistë kanë vizituar muzetë, parqet kombëtare dhe kalatë në Shqipëri, nga të cilët 317826 kanë vizituar vetëm muzetë. Qyteti që qëndron në krye të listës së muzeve më të vizituar është Kruja duke pasuar me Tiranën, Beratin etj.

 1. Kruja

E njohur ndryshe si epiqendra e kombit shqiptar, Kruja më Muzeun Gjergj Kastrioti dhe atë Etnografik, për vitin 2019 ka pasur numrin më të madh të vizitorëve. Me dy muzetë që ndodhen në brendësi të kalasë ju do të informohoheni mbi jetën dhe luftrat epike të realizuara në kohën e Skënderbeut, si dhe do të udhëtoni në kohë për të njohur kulturën tonë popullore.

Muzeu Kombëtar "Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Muzeu i Skëndërbeut, Krujë, foto nga IntoAlbania

Muzeu Etnografik i Krujës

Muzeu Etnografik në Kalanë e Krujës, foto nga IntoAlbania

2. Tirana

Kryeqyteti është padyshim vendi me më shumë energji i Shqipërisë, e që pret dhe numrin më të madh të vizitorëve. Me muzetë e shumta të tipologjive të ndryshme, mbeten gjithmonë një alternativë për t’i prekur nga afër. Më të vizituarat për vitin që lamë pas, kanë qenë Muzeu Historik Kombëtar dhe Shtëpia me Gjethe. Muzeu Historik është më i madhi në vend për nga trashëgimia historike. Ai përmban rreth 5 mijë objekte të ndara në pesë pavijone. Një vizitë në këtë muze, mbetet nga ato shëtitjet e rralla që të falin plot emocion. Sa i përket Shtëpisë me Gjethe, ajo ka intriguar gjithmonë turistët për të vizituar atë të vërtetë të fshehur të kohës së komunizmit.

The National Hictorical Museum - Tiranë

Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë, foto nga IntoAlbania

Muzeu "Shtëpia me Gjethe"

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” Tiranë, foto nga IntoAlbania

3.  Berati

Me muzeun Ikonografik Onufri dhe atë Etnografik edhe Berati nuk qendron mbrapa në këtë listë. Me arkitekturën e veçantë dhe origjinale, ka bërë që ajo të përfshihet në një nder qytetet të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Numri më i madh i turistëve është ai i të huajve, të cilët shprehin një interes të madh për muzeun Ikonografik, që tashmë ka edhe audio-guidën në katër gjuhë. Mbrapa nuk qëndron dhe Muzeu Etnografik, një përshkrim i gjallë i jetës dhe i zakoneve beratase.

 

Muzeu Onufri, Berat. Foto nga IntoAlbania.

Muzeu Etnografik, Berat. Foto nga IntoAlbania

4.  Durrësi

Durrësi dhe konkretisht muzeu Arkeologjik është ndër më të vizituarit të qyteti bregdetar. Shëtitjet në pavijonet e ndryshme të muzeut do t’ju informojnë mbi zhvillimin e kulturës, etnografisë, si edhe jetesës së banorëve. Për 2019 qyteti ka pritur rreth 19683 vizitorë, nga të cilët 13459 kanë qenë të huaj.

Archeological Museum Of Durrës

Muzeu Arkeologjik i Durrësit, foto nga Intoalbania

5.  Shkodra

Nuk mund t’i mungonte kësaj liste edhe Muzeu i Fotografisë Marubi në Shkodër, i cili tërheq vëmendjen e shumë turistëve për koleksionin e rrallë të fotove. Aty ju do të gjeni rreth 400,000 fotografi origjinale që pasqyrojnë jetën në Shqipëri, nga viti 1850 e deri më sot.

Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi

Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi, Shkodër, foto nga IntoAlbania

6.  Korça

Korça kryeson me tre muzetë e saja më të vizituara; Muzeu i Artit Mesjetar, Muzeu Mësonjëtorja e Parë Shqipe, si edhe Muzeu i Arkeologjisë. Janë të tre të tipologjive të ndryshme, por që flasin për rrënjat, traditën dhe besimet tona.

Nëse ende nuk i keni vizituar këto Muze, 2020-ta duhet të jetë idealja për një udhëtim në histori.

Muzeu i Artit Mesjetar, Korçë. Foto nga IntoAlbania

Muzeu Arkeologjikë Korçë. Foto nga IntoAlbania

Museum of the First Albanian School, Korça Promenade

Muzeu Mësonjëtorja e Parë Shqipe, Korçë, foto nga IntoAlbania

Nga: IntoAlbania

More From Whats hot?

Zhvilluar nga Frakton & Dizajnuar nga project.graphics