Nga Filmat Francezë tek Biçikletat - Eventet Më Interesante Të Javës - Into Albania

Nga Filmat Francezë tek Biçikletat – Eventet Më Interesante Të Javës

Mes filmave, ekspozitave dhe shfaqjeve të teatrit kjo javë vjen si një buqetë me ngjarje të rëndësishme kulturore.

1. Filmi “La Grande Illusion”. Në Kinema Millenium, më 22 janar.

I konsideruar si një nga kryeveprat e historisë, filmi “La Grande Illusion” me regji të Jean Renoir, do të shfaqet në kinema Millenium më 22 janar. Ky film vjen me rastin e 57-të vjetorit të traktatit mbi bashkëpunimin franko-gjerman. Një film i cili flet kundër nacionalizmit, luftës dhe dallimeve racore. Për të gjithë të apasionuarit e filmave francez, kjo është një mundësi e mirë. Hyrja është e lirë.

2. E Mërkura E Filmit “The Ballad Of Buster Scruggs”, tek Libraria Tirana Times, 22 janar

Si çdo të mërkurë Libraria Tirana Times ju fton në ditën e filmit. Këtë javë do të shfaqet filmi “The ballad of buster scruggs” të regjisorëve Joel dhe Etan Coen. Hyrja është falas!

3. Ekspozita “Fish Tank,” nga Ergys Zhabjakut. Më 23 janar- 7 mars tek Galeria 70.

“Fish Tank” titullohet ekspozita personale e Ergys Zhabjakut, e cila do të hapet më 23 janar tek Gallery70. Në të do të prezantohen cikli i fotove abstrakte, që përfaqësojnë një tjetër hap të jetës së artistit. Ajo do të qëndrojë e hapur deri më 7 mars.

4. Instalacioni Fqinj i Huaj Fqinj, nga Genti Korini, më 23 janar pranë Ministrisë së Kulturës.

Në kuadër të projektit Pavijoni, i cili synon të promovojë artistët bashkohorë, vjen dhe instalacioni i Gent Korinit, me titiullin Fqinj i Huaj Fqinj. Ky instalacion do të prezantohet në hollin e Ministrisë së Kulturës. Në qendër të saj janë kangjellat kaq shumë të pranishme në hapsirën urbane të Tiranës.

5.  Ankandi i Biçikletave, më 25 janar pranë Eco Bicycle Shop

Për të parën herë vjen në Shqipëri ankandi i biçikletave, vendi ku ju keni mundësinë të riparoni vetë biçikletën tuaj, të mësoni të pedaloni nëse nuk dini, por edhe të gjeni biçikleta më çmim të arsyeshëm. Një nismë e Ecovolis, e cila do t’ju ofrojë një atmosferë të këndshme të historive të çiklistëve dhe udhëtimevë të tyre me biçikleta.

6. Teatri Eksperimental, Kujtim Spahivogli sjell shfaqjen “Hedda Gabler” më 25 janar tek Arturbina.

Teatri Eksperimental sjell premirën e rradhës më 25 janar. Vepra e Henrik Ibsen “Hedda Gabler” vjen për herë të parë në Shqipëri me regji të rumunit Botond Nagy. Drama trajton jetën vajzës së gjeneralit Gabler si një zonjushë e cila ishte mësuar të jetonte mes luskit dhe klasit. Pavarësisht se e martuar ajo ishte më shumë vajza e babait, sesa gruaja e burrit të saj. Një femër inteligjente, disi e pandershme e cila nuk ka frikë të manipulojë burrin dhe miqtë e saj. Për të zbuluar çfarë ndodh me të, ju ftojmë të ndiqni premirën më 25 janar tek Arturbina.