Nga "Uj pa Gaz" tek Oda e Poezisë - Eventet e Javës Për të Mos u Humbur - Into Albania

Nga “Uj pa Gaz” tek Oda e Poezisë – Eventet e Javës Për të Mos u Humbur

Kjo javë e janarit premton një gamë të gjerë me aktivitete dhe evente, mjafton vetëm vullneti për t’i ndjekur nga afër secilën prej tyre.

Ja lista që IntoAlbania sugjeron për ju!

1. E Mërkura E Filmit “Parasite”. Më 15 janar tek Tirana Times.

Çdo të mërkurë Tirana Times, prezanton filma të ndryshëm për publikun. Këtë të mërkurë ju do të keni mundësi të ndiqni fimin “Parasite” të regjisorit Bong Joon-ho. Ky film i zhanrit komedi e zezë- dramë me titra në shqip, është konsideruar si filmi më i mirë i dekadës. Hyrja është falas!

2. Samiti i Grave të Biznesit, nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës. Në datat 16-18 janar, Hotel Rogner.

Për herë të parë, Shqipëria organizon Samitin e Grave të Biznesit, i cili parashikon zhvillimin e një rrjetëzimi mes pjesëmarrësve dhe kryerja e vizitave në biznese dhe sipërmarrje të suksesshme të drejtuara nga gra sipërmarrëse në vendin tonë. Ky aktivitet i organizuar nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, nën kujdesin e Ministrit të Shtetit për Diasporën me mbështetjen e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë do të mbahet në datat 16-18 janar në Hotel Rogner.

3. Ekspozitë “Një skedar apo ndoshta dy – Mënyrat e Fotografimit.” Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi.” 11 janar -16 mars 2020

Artisti i njohur italian Armin Linke, sjell ekspozitën “Një skedar apo ndoshta dy – Mënyrat e Fotografimit”. Armin Linke është një ndër artistët më të afirmuar të Italisë. Kjo ekspozitë vjen falë bashkëpunimit të Muzeut Kombëtar Marubi dhe Muzeut Bashkëkohorë në Milano.

4. Muzikë nga Tulioxi (live) + Uj Pa Gaz. Më 17 janar në Radio Bar

Fundjava vjen e pasur me muzikë! Më 17 janar ju pret Tulioxi dhe Uj pa Gaz, live në Radio Bar. Për të gjithë të apasionuarit e muzikës funk dhe house kjo është një mundësi e mirë për të kaluar disa momente të këndshme.

5. Orkestra Simfonike e RTSH-së, koncerti i radhës simfonik, më 17 janar, Mak Albania Hotel.

Në këtë fillim viti merr star dhe koncerti i radhës i Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar. Më 17 janar në këtë koncert ju pret dirigjenti i njohur Oleg Arapi dhe solisti Italian në piano, Lorenzo Di Bella. Për të gjithë të apasionuarit e muzikës klasike, ky është një rast për t’u mos u humbur.

6. Oda e Poezisë – Ervina Halili. Më 17 janar në Qendrën Rinore ARKA, Shkodër.

Programi mujor i poezisë së Qendrës Rinore Arka në Shkodër, pret më 17 janar poeten Ervina Halili. E vlersuar me disa çmime, ajo njihet për shkrimet e saja ku në fokus ka mitet. Kjo është një mundësi e mirë për të gjithë artdashësit shkodranë të kalojnë disa momente të bukura në bashkëbisedim me Ervinën.