Nga Muzika e Bob Marley tek Ekspozitat - 10 eventet e Shkurtit që Nuk Duhet t'i Humbisni - Into Albania

Nga Muzika e Bob Marley tek Ekspozitat – 10 eventet e Shkurtit që Nuk Duhet t’i Humbisni

Muaji Shkurt vjen si një buqetë e bukur me aktivitete dhe evente të shumta. Më poshtë po ju paraqesim listën e përhershme me 10 eventet që nuk duhet të humbisni:

1. “Metrosounds 2- Përrallë e Mesdheut,” Teatri Metropol në data 6-13-15-20 shkurt

Rikthehet në edicionin e dytë festivali muzikor Metrosounds. Ky festival synon të përcjellë elementë të identitetit tonë Mesdhetar. Ai u çel më 1 shkurt, me grupin Duoud, të cilët përcollën tinguj muzikorë afrikano-verior. Ndërsa në ditët në vijim do të ndiqni Robert Bishën, Linda Rukaj, Ansambli Folklorit Tirana si edhe Antonio Forcione i cili bën dhe mbylljen e festivalit. Mos i humbisni këto copëza kulture të sjella në Shqipëri nga artistët virtuoz.

2. “World Press Photo Exhibition 2019,” në datat 6-26 shkurt tek Muzeu Historik Kombëtar

Një ekspozitë e veçantë vjen në Tiranë në datat 6 deri më 26 shkurt, ku do të shfaqen fotot më të mira të gazetarisë së shkruar të vitit 2019. E themeluar në 1955 World Press Photo, është një platoformë globale e krijuar nga disa fotografë hollandez për të shpërndarë punën e tyre në një audiencë ndërkombëtare.

3. Nata e Kinemasë – Filmi Delegacioni. Më 5 shkurt tek Europa House

Filmi shumë i vlersuar “Delegacioni” me regji të Bujar Alimanit, do të shfaqet më 5 shkurt të Europa House. Pas filmit do të keni mundësinë të jeni pjesë edhe të një diskutimi të hapur, me pjesmarrjen e aktorit Ndriçim Xhepa.

4. Ture në ekspozitën “Tirana Patience” tek Galeria Kombëtare e Arteve, më 6 shkurt

Vijon të qëndrojë e hapur ekspozita “Tirana Patience” dhe Galeria Kombëtare e Arteve ju fton në turet që bëhen në kuadër të Programit Publik. Turet do të jenë në dy gjuhë në shqip dhe anglisht dhe është një mundësi e mirë për të mos humbur këtë ekspozitë të veçantë të Galerisë Kombëtare.

5. Shfaqja “Galaksia” në Teatrin Kombëtar, në datat 7-8-9 shkurt

Në këtë fillim shkurti në teatrin Kombëtar, vjen si premierë drama “Galaksia” e dramaturgut anglez Howard Barker. Me një kast të mrekullueshëm aktorësh, regjisorja Rovena Lule Kuka, sjellë dramën e artistes Galaktia. Kjo vepër është cilësuar nga kritikët botëror si më e mira e Barket.

6. Sud Sound System, Mbrëmje muzikore për 75-së Vjetorin e Bob Marley, më 7 shkurt, tek Tunel

Më 7 shkurt ju pret një mbrëmje e magjishme nën tingujt e muzikës reggae, të sjellë nga grupi italian Sud Sound System. Ata vijnë për herë të parë në Shqipëri dhe konkretisht tek Tunel, për të kujtuar ditëlindjen e 75-të, të legjendës së muzikës Reggae, Bob Marley. Një natë për t’u mos humbur!

7. Vrapo Kundër Korrupsionit, më 8 shkurt në Tiranë

Ky aktivitet vjen në kuadër të “Javës së Integritetit” dhe organizohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian si edhe Ministria e Drejtësisë. Edicioni i dytë i Vrapo kundër Korrupsionit, ka si qëllim krijimi i institucioneve shqiptare transparente. Të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen në këtë faqe http://www.run-against-corruption.eu/form/register

8. Promovimi ‘Albanian Alps From The Air’ nga Alket Islami, më 10 shkurt tek libraria Adrion

Alket Islami prezanton vëllimin e gjashtë të albumeve me foto të realizuara nga ajri. Ky vëllim ka lidhje më alpet tona madhështore e më konkretisht më alpet lindore. Mes mitologjisë dhe madhështisë kështu ka dashur ta përshkruaj Alketi këtë vëllim me foto. Për të gjithë ju, promovimi do të jetë më 10 shkurt në orën 18.00 tek Adrion.

9. Festivali i Dimrit në Prespë. Më 22 shkurt në Pustec

Rikthehet festivali i veçantë dhe autentik i Dimrit, në Prespë. Ky festival i cili synon të kthehet në një traditë ka si qëllim promovimin e vlerave natyrore dhe kulturore të rajonit të Prespës. Mbetet gjithmonë një mundësi e mirë jo vetëm për t’u shkëputur nga zhurma e Tiranës, por edhe për të shijuar gatimet tradicionale si edhe natyrën me ajrin e pastër.

10. “Shtëpia,” muzikë nga Illyria Trio, më 23 shkurt nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit

Illyria trio është një grup italo-shqiptarë të cilët përcjellin element të folklorit shqiptarë me teknikë të muzikës klasike. Në interpretimin e këngëtares Hersi Matmuja, me shoqërimin e tingujve të violinçelit të Jacopo Conoci-t dhe të fizarmonikës së Andi Zekës, ata vinë në Shqipëri për shfaqen e tyre muzikore “Shtëpia.”