Nga Puçini tek ”Metallica” – Teatri i Operës dhe Baletit sjell Galanë e ”Pop Stars to Opera Stars” - Into Albania

Nga Puçini tek ”Metallica” – Teatri i Operës dhe Baletit sjell Galanë e ”Pop Stars to Opera Stars”

Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 ndikoi jo vetëm në sjelljen sociale të njerëzve por ndryshoi edhe shumë mënyra të sjelljes.

Nga divani i shtëpisë njerëzit filluan të jenë me kreativ, e ti dedikojnë më shumë kohe pasioneve të tyre. Gjatë kësaj kohe ndryshuan shumë gjëra, ndryshoi mënyra e të bërit televizion, ndryshoi arti, kultura e muzika.

Teatri, kinemaja dhe opera u zhvendosën në ekranin e televizorit apo edhe në rrjetet sociale.

Teatri i Operës dhe Baletit vijon me shfaqjet më të sukseshme që kanë shënjuar këtë institucion. Në data 12 dhe 13 qershor në kanalin e saj në youtube si edhe në rrjetet sociale, ky teatër do të trasmetoj shfaqen Pop Stars to Opera Stars, një ndër sukseset që finalizoi vitin 2017.

Një aktivitet, që theu rekordet e shitjes, rikthehet për të gjithë apasionuarit. Edhe pse me një titull të huazuar nga një spektakël britanik, “Pop Stars to Opera Stars”, kjo gala e operës bëri bashkë, artistët e famshëm të muzikës pop, me yjet e operës dhe baletit shqiptar, në një repertor me pjesët më të famshme të operetave botërore dhe pjesëve më të gëzueshme të baletit.

Kjo shfaqje ka një reportor të larmishëm, si një zgjedhje për të ftuar spektatorin e të gjitha shijeve. Kështu, në këtë gala do të dëgjoni duete më zërat më të njohur të skenës, të cilët do të vinë me arieve më të fuqishme të repertorit klasik botëror, si “Nesun dorma” nga opera “Turandot,”  me veprat e Mozartit, Puçinit, si edhe duke vijuar me  “Stranger in the night” nga Frank Sinatra, apo edhe Metallica me “Nothing else metters”.

Nuk ju mbetet gjë tjetër vetëm t’i mbani shënim këto data dhe të ndiqni këtë gala online.