"Oda Shqiptare" - Aty ku Mblidhen Historitë e Suksesit të Shqiptarëve në Botë - Into Albania

“Oda Shqiptare” – Aty ku Mblidhen Historitë e Suksesit të Shqiptarëve në Botë

Prejt tre vitesh tashmë galaja ODA Shqiptare, është shndërruar në një ekspozim të vërtetë të traditës shqiptare, duke mbledhur ambasadorët virtual për promovimin e saj.

Mbrëmjen e sotme Pallati i Bigadave do të presw ministrat e turizmit nga Italia e Greqia, te Kroacia, Sllovenia, e Serbia, si edhe elitën e turizmit ndërkombëtar në rajon.

Eventi i cili është në kujdesin e Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, organizohet nga Ketrina Jarazi dhe Agnesa Hadërgjonaj.

Që në krye të herës synimi i Odës Shqiptare ka qenë të promovojë kulturën, kulinarinë, artin, muzikën dhe të përcjellë vlerat më të mira shqiptare.

Me sloganin “Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e Zotit” kjo gala kërkon të ndajë vlerësimin për solidaritetin ndaj tërmetit dhe promovimin e Shqipërisë turistike.

Përveç ministrave pjesë e këtij eventi do të jenë, shqiptarë që kanë histori suksesi, agjencitë lidere të turizmit në rajon si edhe përfaqësues të hoteleve të cilët kanë pritur familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Kjo mbrëmje gala do të jetë përmbyllja e aktiviteteve të shumta që po mbahen në Tiranë në lidhje më Samitin Ndërkombëtar për Turizmin, me temën, “Turizmi, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri”.