Opera me Pizhama Sjell “Peshkatarët e Perlave” me Interpretim dhe Regji të Inva Mulës - Into Albania

Opera me Pizhama Sjell “Peshkatarët e Perlave” me Interpretim dhe Regji të Inva Mulës

Teatri i Operës dhe baletit sjell në kanalet e saj të trasmetimit online, një nga veprat më emblematike të kompozitorit francez Georges Bizet, operën “Peshkatarët e perlave.”

Shfaqja e cila është shfaqur në vitin 2017 ktheu në skenë, jo vetëm në rol, por edhe si regjisore, sopranon Inva Mula. Opera është një nga veprat më masive, në të cilën janë përfshirë të gjitha trupat artistike të Teatrit të Operës dhe Baletit kur u dha në skenën e Pallatit të Kongreseve dhe rivjen në dy net transmetimi online në Facebook dhe Youtube.

Inva Mula në interpretim, foto nga Teatri i Operës dhe Baletit

“Peshkatarët e perlave” foto nga TKOB

Për herë të parë kjo opera u ngjit në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në mars të vitit 1964, e ku Nina Mula, e ëma e Inva Mulës, luante rolin e Leilës.

“Peshkatarët e perlave” është një opera në tre akte, e gjithë ngjarja ndodh në lashtësi në ishullin Ceilon (Sri Lanka) dhe tregon historinë e dy burrave, premtimet e të cilëve për miqësi të përjetshme, kërcënohen nga dashuria për të njëjtën grua.

“Peshkatarët e perlave” foto nga TKOB

Për të shijuar edhe njëherë ato emocione, TKOB ju fton të premten dhe të shtunën në orën 20.30 të ndiqni në kanalin zyrtar në youtube, si edhe livestream në profilin e teatrit në facebook, produksionin me regji të Inva Mulës, me pjesëmarrjen e trupave të TKOB-së, orkestra, solistët e vokalit, kori e trupa e baletit me koreografi të Enada Hoxhës e Gerd Vasos, ku interpretojnë përveç Inva Mulës, Armando Likaj, Caner Akin e Aurel Thëllimi.

“Peshkatarët e perlave” foto nga TKOB

“Peshkatarët e perlave” foto nga TKOB