Panairi i Artizanëve në Pazarin e Ri - Into Albania

Panairi i Artizanëve në Pazarin e Ri

Me rastin e Samitit të Diasporës, po organizohet në Pazarin e Ri “Panairi i Artizanëve”. Mbi 60 subjekte janë prezente përmes stendave ku reklamohen produktet e tyre, që variojnë nga veshjet tradicionale, tek produkte ushqimore vendase, verërat apo rakitë e ndryshme, produktet kozmetike natyrale, bizhutë artizanale, pikturat, e plot realizime të ngjashme. Të ardhur nga e gjithë Shqipëria dhe me plot pasion për të rrëfyer eksperiencën e tyre, ja vlen të takoni nga afër artizanët e të njiheni me punët e tyre. Panairi zgjat nga data 28 shkurt deri më 2 mars (08:00 – 20:00), dhe organizohet nga Nxitja e Biznesit Social, Ministria e Diasporës, TID Tirana si dhe Bashkia Tiranë. Më poshtë disa foto ilustruese:

Punime dore në panair. Foto nga IntoAlbania.

Objekte tradicionale, foto nga IntoAlbania.

Produkte nga Kantina e Pijeve Alkoolike “Ervin”, Kukës. Foto nga IntoAlbania.

Bizhu të punuara me dorë. Foto nga IntoAlbania.

Çanta tradicionale të prezantuara në panair, foto nga IntoAlbania.

Produkte nga Kantina “Bualioti” në Përmet. Foto nga IntoAlbania.

Një nga stendat kreative të panairit, foto nga IntoAlbania.

Isuf Ymer Skënderi, duke realizuar pipat e tij. Foto nga IntoAlbania.

Produkte natyrale të shfaqura në panair, foto nga IntoAlbania.

Disa punime të tjera artizanale të realizuara me mjeshtëri. Foto nga IntoAlbania.

Produktet e kompanisë pogradecare “Rive’s”. Foto nga IntoAlbania.

“Herbal World” dhe gama e gjerë e produkteve të tyre, foto nga IntoAlbania.

Punime artizanale, foto nga IntoAlbania.

Mjalt nga bletari “Tomorri”. Foto nga IntoAlbania.

Qilima me motive tradicionale, foto nga IntoAlbania.

Punime mjaft interesante të shfaqura në panair, foto nga IntoAlbania.

Produktet e “Herbal World”, foto nga IntoAlbania.

Bizhuteri të realizuara me dorë, foto nga IntoAlbania.

Objekte shtëpie druri, foto nga IntoAlbania.