Book Your Stay
Book Your Flight
Parku arkeologjik dhe qyteti ilir i Amantias është një dëshmi e gjallë historike e bregdetit Jonian. E ndërtuar në shek e V-të para Krishtit është një ndër thesaret dhe rrënojat më interesante të Shqipërisë, e pozicionuar në një kodër, në një natyrë fantastike dhe e rrethuar nga gjelbërimi.
Pak ditë më parë specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë së bashku me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë, kryen gërmimin arkeologjike të shpëtimit dhe dokumentimin e dy varreve antike në nekropolin e parkut arkeologjik.
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë shprehet se punimet e kryera gjatë kësaj kohe janë në vijim të punës, që po bëhet për luftimin e gërmimeve klandestine, ndërsa kanë dalë dhe zbulime të reja.
“Këto ndërhyrje janë vijim i punës dhe masave të mara nga DRTK-Vlorë dhe IKTK për luftimin e fenomenit të gërmimeve klandestine, si dhe shpëtimin e dokumentimin e monumenteve të prekura prej tij. Gjatë kësaj ndërhyrje u dokumentua një varr cist, si dhe u zbulua një varr monumental që i përket shek. III p.Kr. Varri me arkitekturë monumentale është një atraksion i ri për t’u vizituar në itinerarin e vizitave të parkut arkeologjik të Amantias.”
E veçanta e qytetit antik janë banesat dhe fortifikatat që u ngritën në një terren të vështirë malor. Ajo përmendet gjithësesi si një qendër peshkopate në antikitetin e vonë, dhe mund të dallohen dhe rrënojat paleokristiane të një bazilike.
Në shekullin e III-të para Krishtit qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij të para. Pjesa më e rëndësishme dhe më e bukur njëkohësisht për tu vizituar në këtë park, janë rrënojat e stadiumit antik të ndërtuar me blloqe gurësh, rreth shekullit të III p.e.s. Si periudhë e braktisjes së qytetit mësohet të ketë qenë shekulli i VI pas Krishtit.
Parku arkeologjik i Amantias vitet e fundit është kthyer në një nga destinacionet kryesore turistike për qarkun e Vlorës, ku interesi i vizitorëve vendas dhe të huaj për të vizituar këtë park arkeologjik nuk mungon.
Tesi Kerenxhi “Qyteti i një mbi një dritareve” falë vlerave historike, kulturore dhe turistike, është pjesë e trashëgimisë kulturore botërore...
Read More
Bukuritë shqiptare janë kthyer në një destinacion turistik të dashur për të huajt, dhe këtë gjithnjë e më shumë po...
Read More
Përmeti nuk është vetëm vendi i destinacioneve magjepsëse, por edhe qytet i cili të mahnit me histori. Ditët e fundit...
Read More