Pas Anulimit të Koncertit nga Pandemia - Maluma Vjen në Tiranë Vitin e Ardhshëm - Into Albania

Pas Anulimit të Koncertit nga Pandemia – Maluma Vjen në Tiranë Vitin e Ardhshëm

Pandemia preku çdo sektor dhe një ndër to ishte edhe ai i kulturor. Jeta artistike dhe muzikore pësuan një goditje dhe stopuan gjatë vitit që lamë pas.

Shumë evente muzikore, koncerte dhe shfaqje u anuluan, si pasojë e pandemisë shkaktuar nga coronavirusi. Edhe në Shqipëri shumë koncerte u anuluan dhe një ndër to ishte edhe ai i këngëtarit kolumbian me famë botërore, Maluma.

Këngëtari kishte planifikuar të vizitonte Shqipërinë në 14 mars 2020 si pjesë të turnet të tij Botërorë me titull Maluma 11:11 World Tours. Pavarësisht se ishte në fund të këtij turneu, pandemia bëri që ai në disa vende të mos e organizonte eventin e tij muzikor.

Duhet theksuar se gjatë asaj kohe, jehona e këtij eventi në Shqipëri ishte shumë e madhe, por pandemia ndryshoi rrjedhën e çdo gjëje dhe automatikisht solli edhe spostimin e këtij koncerti në një moment të dytë. Maluma i konfirmoi datat e reja të turneut “11/11” për gjithë Europën, por për shkak të shifrave të bilancit të viktimave dhe të infektuarve nga COVID-19 turi i tij u shty përsëri. Lajmi i mirë për të gjithë është se ky koncert nuk u anulua dhe tashmë ka një datë për të. Situata e pandemisë duket se po qetësohet në mbarë botë, dhe pothuajse në shumë vende kanë nisur edhe aktivitetet kulturore, edhe Shqipëria do të jetë pjesë e këtyre eventeve ku koncerti i Malumës do të marrë shumë vëmendje.

Kompania që është marrë me organizimin e eventit thekson në faqen e saj se biletat e blera do të njihen për këtë koncert. “Biletat mund të përdoren nga personat që i kanë blerë ose persona të tjerë që do të duan t’ua dhurojnë ose rishesin të njohurve të tyre, ose palëve të treta që janë të interesuar për të blerë këto bileta,” informon kompania.

Megjithatë, organizatorët këshillojnë që ata që duan të shkojnë në koncert t’i ruajnë biletat e tyre pasi çmimet e biletave për koncertin e 14 marsit 2022 do të jenë më të shtrenjta.”

Këngëtari i famshëm, i njohur me emrin Juan Luis Londoño Arias, ka lindur më 28 janar të vitit 1994, në qytetin kolumbian të Medellín. Maluma konsiderohet nga kritikët si një nga artistët urbanistik të muzikës me ndikim më të madh në Amerikën Latine, si edhe fitues i shumë çmimeve në botën e muzikës.