Përtej Kafesë – Mulliri Plus Vendi Për Të Shijuar Gatime Fantastike - Into Albania

Përtej Kafesë – Mulliri Plus Vendi Për Të Shijuar Gatime Fantastike

Nëse ka një vend ku aroma kaq e mirë, shija ndjellëse, ngrohtësia e qetësia mblidhen bashkë, ky është vendi i duhur. Prej vitesh “Mulliri i Vjetër” është vendi që mbledh në ambientet e tij, të gjithë fanatikët e kafesë të mirë. I shpërndarë kudo nëpër Tiranë, në zonat më strategjike të jetës sociale të kryeqytetit,”Mulliri i Vjetër” i ka tërhequr klientët e tij, më shumë se çdo bar tjetër, me aromēn e pagabueshme të kafesë së sapo pjekur dhe të bluar në çast dhe gjithë nënprodukteve të saj.

E sikur kjo të mos ishte e mjaftueshme, tashmë ky “brand” shqiptar vjen me një shërbim “Plus”.

Në një vilë të vjetër tiranase, pranë qendrës së kryeqytetit, tashmë shtohet një hallkë më shumë, me qëllimin për të kënaqur të gjithë ata klientë të tij, që kafenë duan ta lënë për në fund.

Në fund, pas një vakti të plotë dreke që mund të nisë me një supë të shijshme, e të përfundojë më një pjatë mishi, duke mos lënë pas dore “pastat” e shumëllojshme apo sallatat plot fantazi.

Kuzhinierët e talentuar kanë menduar si për klientët besnikë të traditës ashtu edhe për kureshtarët, apo ata që kërkojë copëza të ndryshme bote, në një pjatë. Nga sallatatë franceze, tek supa aziatike me mish, nga burgerat e mini burgerat, te “orizi i skuqur” apo pjata më e shijshme aziatike “noodles”, në disa variante.

Po sigurisht, jo gjithmonë e kemi kohën për të konsumuar një vakt siç duhet, me ceremoni. Nëse keni ngut, me kolegë apo vetëm, mund të cimbisni diçka të shpejtë nga menuja “Snack”. Një tost, klasik apo special, është gjithmonë i mirë për ta shtyrë urinë për një moment të dytë. E nëse uria s’pret, përballohet me një “Club sandwich”.

Sa herë në fundjavë, me të vegjlit e familjes, apo në shoqëri, e ke gjetur veten duke menduar për një vend të ngrohtë, të zgjedhur, me shumë alternativa për vaktin më të rëndësishëm të ditës, por që të ketë edhe kafenë e mirë. Kafenë, siç thamë, ruaje për në fund.

Pas një omlete fshati apo një omlete franceze plot djathëra e proshuta. Por mund edhe të nxjerrësh mallin e petullave të gjyshes, apo bukës me vezë. Nëse pranoni njē sugjernim, provoni njujorkezet “Vezë Benedict” dhe nisni nje ditë kampionësh.

“Mulliri Plus” është i vëmendshëm edhe ndaj kërkesave të të gjithë atyre që shijojnë një jetë krejtësisht vegjetariane. Edhe ju ruajeni kafenë për në fund. “Mulliri Plus” ofron shume edhe në këtë drejtim dhe jo vetëm perime, fruta dhe sallatra të freskëta, por edhe produkte krejtësiht vegane.

Por mbi të gjitha, ruani një vend për kafenë të gjithë ju që gjithçka sa thamë më lart, do ta donit tëmaterializohej, me një të rënë të telefonit, në shtëpinë tuaj.

“Mulliri” ka edhe këtë “Plus”, gjithçka ju vjen kudo që ju gjendeni, e ngrohtë dhe gati për t’u shijuar.

Në fund, përpara se t’ju lëmë të ngrini telefonin e të bëni porosinë tuaj, dëshirojmë të nënvizojmë një fakt shumë të rëndësishëm për ushqyerjen e shëndetshme. Përkushtimi i kuzhinierëve dhe stafit të “Mulliri Plus”, shkon paralel me përzgjedhjen e produkteve më cilësore që siç na konfirmoi edhe përfaqësuesja e kësaj kompanie për AgroWeb.org, Znj Marina Rama, kalon në sitën e hollë të standarteve të sigurisë ushqimore.

E që ta mbyllim, atë vendin që latë për kafenë, AgroWeb.org ju sugjeron ta plotësoni me kafenë turke me qumësht, një tjetër risi, perfekte në çdo aspekt./AgroWeb.org