Porto Nova - Plazhi i Izoluar në Zvërnec të Vlorës - Into Albania

Porto Nova – Plazhi i Izoluar në Zvërnec të Vlorës

Shqipëria është e pasur me natyrë të pasur dhe vende të vorgjëra, i tillë është edhe rasti i Porto Novës, plazhit i cili ndodhet vetëm 10 km larg qytetit të Vlorës.

Porto Novo ndodhet në Zvërnec në një vijë bregdetare prej 3 kilometrash dhe është një plazh disi i izoluar si pasojë edhe të pozicionit gjeografik që ka. Është një plazh i cili nuk ofron asnjë shërbim akomodues, por vitet e fundit janë shtuar pushuesit shqiptarë, por edhe turistët e huaj të cilët vijnë me camperat e tyre dhe qëndrojnë në këtë zonë.

Sipas burimeve të top channel ky plazh i pozicionuar afër lagunës së Nartës tërheq jo pak turistë pavarësisht vështirësisë rrugore. Edhe pse tabelat e informimit janë me hyrje ka nga ata pushues që nuk i shikojnë ose neglizhojnë informacionin përkatës. Në këtë plazh gjen edhe pushues të rregullt që vinë prej vitesh, mes tyre ka edhe familjarë me camping.

“Vij nga Gjermania, prej dy javësh ndodhem në Shqipëri. Ndodhem sot këtu pasi është qetë dhe bukur. I lexova tabelat informuese dhe u kërkova fëmijëve të mos lahen ne thellësi madje i shoqëroj në breg teksa lahen”.

Për shkak se ky plazh nuk ka roje plazhi dhe mungesë së infrastrukturës, në këto ujëra jo të sigurta e me rryma, plazhistët përpiqen të jenë të kujdesshëm të mos rrezikojnë, por me qëllim të shijojnë qetësinë dhe privatësinë që ky plazh ofron, thekson top channel.