Book Your Stay
Book Your Flight
Ardhja e stinës së pranverës lidhet shumë edhe me ardhjen e shpendëve të ndryshëm shtegtarë, dhe mesa duket lajmi i mirë na vjen nga Kali i Qyqes i cili ka nisur shtegtimin drejt vendeve të Ballkanit.
‘Ditët e ftohta të dimrit dalëngadalë janë duke u larguar për t’i lënë vendin stinës ripërtëritëse të jetës, pranverës. Ardhja e kësaj stine na tregon që shpendët tashmë janë duke filluar shtegtimin. Një ndër llojet që po përgatitet për të ardhur në vendin tonë nga kontinenti afrikan është pikërisht kali i qyqes. Rikthehet në Shqipëri bashkë me pranverën kali i qyqes nga shtegtimi i gjatë prej 5000 km,’’ shprehet Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri.
Kali i Qyqes. Foto nga AOS- Albanian Ornithological Society
Ky shpend i rrallë që dallohet nga koka me ngjyrë të verdhë të ndezur dhe pendët e bardha, është pjesë e folklorit të kulturave të ndryshme. Egjiptianët e lashtë e adhuronin atë si një simbol të perëndeshës ‘Isis’ dhe e përjetësuan siluetën e tij në një hieroglif në alfabetin e tyre.
Kali i Qyqes konsiderohet si një shpend fantastik kur e shikon sepse ka kontraste shumë të fort nga dhe pikëpamja e jetesës së tij, ai është një sanitar i shkëlqyer i natyrës, pasi konsiderohen si pastruesit apo ruajtësit më i mirë i cilësisë së mjedisit.
Ky shpend së fundimi është folezuese në Shqipëri dhe që prej kohësh është në rrezik ekstrem zhdukje, por që tashmë po shtohet me numër individësh. Është konsideruar si një ndër shkabat më të mëdha në Shqipëri dhe prej më shumë se 30 vitesh popullsia e këtij lloji në Ballkan ka rënë ndjeshëm
Kali i Qyqes është një shkabë migratore, e cila mund të fluturojë deri në 640 kilometra në ditë ndërsa përshkon distanca deri në 5 mijë kilometra, nga territoret e saj folezuese në Europë në ato të dimërimit në skajin jugor të shkretëtirës së Saharasë në Afrikën Veriore.
Kali i Qyqes. Foto nga AOS- Albanian Ornithological Society
Kali i Qyqes. Foto nga AOS- Albanian Ornithological Society
Megjithatë, gjatë këtij fluturimi epik interkontinental, Kali i Qyqes përballet me rreziqe të ndryshme, si pasojë e helmeve të përdorur nga fermerët dhe barinjtë kundër grabitqarëve të mëdhenj, shqetësimit të territorit të saj folezues dhe gjuetisë së paligjshme.
Sipas orintololgëve Kali i Qyqes formon çifte që qëndrojnë besnike dhe kthehen gjithmonë në të njëjtin vend folezimi, ose në të njëjtin territor folezimi.
Udhëtimi prej më shumë se 5000 km i kalit të qyqes nuk do të jetë i lehtë, por do t’i ngjasojë një fluturimi për mbijetesë, të tejmbushur me rreziqe.
Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri shprehet se sëbashku me organizatat partnere të projektit “Jetë e re për kalin e qyqes” do të bëjnë të pamundurën që ky shpend të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi.
Kali i Qyqes, foto nga Franz Robiller. Burimi: Protection and Preservation of Natural Environment in Albania
Tesi Kerenxhi “Qyteti i një mbi një dritareve” falë vlerave historike, kulturore dhe turistike, është pjesë e trashëgimisë kulturore botërore...
Read More
Bukuritë shqiptare janë kthyer në një destinacion turistik të dashur për të huajt, dhe këtë gjithnjë e më shumë po...
Read More
Përmeti nuk është vetëm vendi i destinacioneve magjepsëse, por edhe qytet i cili të mahnit me histori. Ditët e fundit...
Read More