Prestigjozja Amerikane ''New York Times''- Rendit Shqipërinë dhe Kosovën në Vendet që Duhet të Vizitoni - Into Albania

Prestigjozja Amerikane ”New York Times”- Rendit Shqipërinë dhe Kosovën në Vendet që Duhet të Vizitoni

Prestigjozja amerikane “The New York Times” në rubrikën e saj të udhëtimeve, ka publikuar një artikull  ku këshillon qytetarët amerikanë se në cilat shtete mund t’i kalojnë pushimet e tyre në këtë kohë pandemie.

Duhet theksuar se shumë vende në botë nuk i kanë të hapur kufijtë për shtetasit amerikan për shkak të numrit të madh të të infektuarve.

Në listën me vendet e lejuara për pushuesit amerikanë, New Zork Times përfshinë edhe Shqipërinë me Kosovën.

E përditëshmja amerikane thekson se ”edhe pse shumë vende mbeten jashtë kufijve për vizitorët amerikanë për shkak të shkallës së lartë të të infektuarve me koronavirus në Shtetet e Bashkuara, shumë shtete të tjera kanë filluar të mirëpresin qytetarët e SHBA-së si turistë.”

Në një listë prej 28 vendesh nga e gjitha bota, Shqipëria renditet e para e kësaj liste, sipas një renditje alfabetike të destinacioneve turistike që ka bërë New York Times.

Ndër të tjera në të ajo shkruan se ‘Shqipëria rihapi kufijtë e saj në fillim të qershorit sigurisht me një protokoll strikt sigurie ndaj Covid 19.’’

Që prej qershorit, Shqipëria nuk është më në izolim, çdo pushues mund të vijë dhe të vizitoj territorin shqiptar dhe të inpresionohet nga bukuritë mahnitëse të saj. E pasur jo vetëm me natyrë, por edhe me histori, kulturë dhe traditë.

Gjithashtu pjesë e listës së New York Times është edhe Kosova ku theksohet se ‘ajo është e hapur për vizitorët pa kufizime për Covid-19, megjithëse rekomandohet që udhëtarët të kenë bërë testin dhe të jetë negativ të paktën brenda katër ditëve nga mbërritja.’’