Prestigjozja Angleze Travel Weekly - Vlerëson Shqipërinë për Hiking dhe Alpinizëm - Into Albania

Prestigjozja Angleze Travel Weekly – Vlerëson Shqipërinë për Hiking dhe Alpinizëm

Edhe pse vera ende ska trokitur, turistët e parë në Shqipëri mbërritën dhe shpresojmë të kenë këmbën e mbarë.

Turistë të cilët do të shfrytëzojnë ditët e tyre duke parë dhe shijuar natyrën, traditën dhe kulturën shqiptare.

Por bukuritë shqiptare, gjithnjë e më tepër po tërheq vëmendjen të mediave ndërkombëtare. Këtë herë ka qenë Travel Weekly Uk, e cila i ka dedikuar një artikull Shqipërisë, ku e vlerëson për potencialin e turizmit malor dhe hiking. Media britanike ka bërë një vlerësim të vendeve turistike të Ballkanit që nga vija bregdetare e Kroacisë e deri në malet e Rumanisë e plazhet e Bullgarisë.

Në artikull gazetarja Laura French, bën një përshkrim të vendeve ballkanike të cilat janë një margaritar për t’u zbuluar. Nga vijat bregdetare të Kroacisë në malet e Rumanisë, plazhet e Bullgarisë, e deri në shpatet malore të Sllovenisë, Ballkani ofron një larmi mbresëlënëse.  Dhe turistët që mund të kenë eksploruar disa nga vendet më të njohura të Evropës, këto destinacione në Ballkan të nënvlersuara ofrojnë shumë për të zbuluar, shprehet Travel Weekly.

Teksa Kroacia vlerësohet për pushime romantike, Serbia për pushime qyteti, Sllovenia për skitë dhe Bullgaria për pushimet me familjen, vendi ynë shihet si një destinacion për alpinizëm dhe hiking.

Theth. Foto nga Jurgen Kushta

Theth. Foto nga Jurgen Kushta

Laura French për Shqipërinë shprehet se, Ballkani mund të mburret nga mundësitë e pafundme për të shfrytëzuar gjatë sezoni të verës. Por ka edhe një vend që nuk e keni vlerësuar, dhe eksploruar si duhet, shkoni në Shqipëri, ku pothuajse tre të katërtat e peizazhit përbëhet nga male.

Për ata që dëshirojnë të ngjitin majat më të mira, Laura sugjeron një turne udhërrëfyes. Wild Frontiers ka një itinerar tetë-ditor, shprehet gazetarja, një shëtitje në Shqipërinë e Veriut duke kombinuar fshatra të largëta, liqenet me shkëlqimin e tyre si  edhe lugina të izoluara, duke përfuanduar me një vizitë në Shkodër, një nga qytetet më të vjetra të Ballkanit.

Gropat e Ndërlysasit, Theth. Foto nga Granit Temaj

“Ky është një udhëtim në një Evropë të harruar prej kohësh”, thotë Jonny Bealby, themeluesi i Wild Frontiers. “Shqipëria ofron një përzierje perfekte të peizazheve malore, sharmit të qytetit të vjetër dhe një mënyrë e veçantë e jetës rurale që po zhduket shpejt. Mund të jetë një përvojë vërtet shpërblyese, të merrni një eksperiencë të kuzhinës tradicionale, apo edhe të  shijoni verën e prodhuar nga vetë banorët e zonës ”, vijon ai.

Për të lexuar artikullin e plotë dhe me përshkrimet edhe të destinacioneve të tjera të Ballkanit, klikoni këtu.

Thethi, photo by Nentor Oseku Thethi, foto nga Nentor Oseku