Book Your Stay
Book Your Flight
Mund ta quajё tё kaluar me sukses artisti Adrian Paci, “Provёn” e tё parёs eskpozitё personale nё Galerinё Kombёtare tё Arteve, pasi prej hapjes sё saj, nё datё 20 shtator, nuk kanё pushuar hyrje-daljet e vizitorёve. Nga Milano nё New York, nga Roma nё Paris, kanё qёnё tё shumta sallat e galerive mё tё mira ndёrkombёtare qё kanё mikpritur punёt e Pacit. Arti shqiptar ёshtё pёrfaqёsuar nё Bienalen e Venecias dy herё nёpёrmjet tij. Nёrkohё, nё Shqipёri, shfaqjet kanё qёnё sporadike: mund ta keni ndeshur nё Bienalen e parё tё Tiranёs, apo nё personalen e 2011-ёs, nё Shkodёr. Por nё kryeqytet, ёshtё hera e parё qё ai ekspozon i vetёm. Pёr kёtё arsye kjo pёrmbledhje e punёve ndёr vite, e bёn mё solemne daljen pёrpara publikut shqiptar dhe mё institucianal ekspozimin nё sallёn e Galerisё Kombёtare tё Arteve.
Pasi i ka testuar kёto vepra mё vete, tё shkёputura, Paci vё nё provё mundёsinё e tyre pёr tё bashkёjetuar brenda tё njёjtёs hapёsirё fizike dhe pё tё nxitur njё marrёdhёnie midis tyre dhe nesh si vёzhgues. Kёshtu, ndёrsa pёrballesh me mundin e ngritjes sё ҫatisё mbi shpatulla, nё skulpturёn “Home to go” (2001), nё vesh tё mbёrrijnё zёra mashkullorё qё pёrsёrisin pandёrprerё: “prova, prova, prova”. Bёn dy hapa dhe andej nga vinte zёri, tani dallon fytyrat e munduara tё burrave tё papunё, nё sheshin e qytetit, nё njё shfaqje video qё nuk tё lё indiferent.
Pёr t’u shijuar njё mё njё, tё njёzetё e pesё minutat dhe dyzetё e katёr sekondat e veprёs “The Column” (2013). Njё video qё eksploron me njё lente tё imёt, me delikatesёn e kirurgut, gdhendjen, latimin dhe transformimin e vazhdueshёm qё kohёt moderne i bёjnё jo vetёm njeriut, nё tё gjitha dimensionet e tij, por edhe artit.
Ekspozita ёshtё quajtur shfaqje e pjekurisё tё artistit, gjё qё kuptohet jo vetёm nga pёrfshirja e punёve nё etapa tё ndryshme, por edhe nga pёrdorimi i tё gjitha gjuhёve nёpёrmjet tё cilave mund tё shprehet arti: nga fotografia e piktura, te videotperformanca, nga instalacioni e skulptura, deri te mazaiku qё. Dhe e gjitha bёhet me shumё elasticitet dhe lehtёsi, pa mbivendosje tё zhurmshme, duke e ftuar shikuesin, pa iu imponuar.
Nёse ende nuk jeni njohur me Adrian Pacin si artist, ky ёshtё njё rast i mirё pёr t’u takuar. E gjeni nё Galerinё Kombёtare tё Arteve, ҫdo ditё, deri nё datёn 1 dhjetor 2019.
Tesi Kerenxhi “Qyteti i një mbi një dritareve” falë vlerave historike, kulturore dhe turistike, është pjesë e trashëgimisë kulturore botërore...
Read More
Bukuritë shqiptare janë kthyer në një destinacion turistik të dashur për të huajt, dhe këtë gjithnjë e më shumë po...
Read More
Përmeti nuk është vetëm vendi i destinacioneve magjepsëse, por edhe qytet i cili të mahnit me histori. Ditët e fundit...
Read More