Rinis Jeta Artistike - Teatri Eksperimental Rikthehet me “Jul Cezarin” - Into Albania

Rinis Jeta Artistike – Teatri Eksperimental Rikthehet me “Jul Cezarin”

Mbrëmjet verore po sjellin edhe rifillimin e jetes artistike pas paralizimit ardhur si pasojë e Covid 19. Teatri Kombëtar Eksperimental sjell në ambientet e jashtme të Universitetit të Arteve, e konkretisht në teatrin veror të tij shfaqjen e ‘Jul Cezari’ me regji të Ivica Buljan.

Drejtuesit e këtij institucioni kanë menduar të risjellin këtë shfaqje për publikun si një nga veprat teatrore, që ka marrë vlerësimin e kritikës dhe më parë.

Pas një mungesë prej katër mujore, të gjithë artëdashesit kanë mundësi të ndjekin atë më date 6 korrik në orën 21.00.

Vepra teatrore me regji nga Ivica Buljan sjell në role aktorët e njohur si Romir Zalla, Alfred Trebicka, Vin Bejleri, Amos Muji Zaharia, Ilia Kaçi, Ermira Hysaj, Ilirda Bejleri, Adriana Tolka, Alert Çeloaliaj, Mateo Dervishaj, Endri Çela, Engjëll Hoxha, Enea Nika, Anxhelo Shkreli.

Në qendër të veprës së shkruar në vitin 1599 nga Uilljam Shekspiri janë republikanët, të cilët të udhëhequr prej Brutit dhe Kasit, vrasin Jul Cezarin, diktatorin e Romës, që kishte mbledhur rreth vetes aq pushtet, sa rrezikonte që vendin ta kthente në monarki, edhe restaurojnë republikën.

Regjisori kroat Ivica Buljan e ka aktualizuar veprën e Shekspirit edhe me situatën politike në Shqipëri. Ndërsa, vet artistët në premierën e saj e patën konsideruar impaktin e kësaj shfaqjeje, më të fortë se dhjetë protesta të opozitës.