Rritet Numri i Fluturimeve Drejt Rinasit - Shifra më e lartë Pas Pandemisë - Into Albania

Rritet Numri i Fluturimeve Drejt Rinasit – Shifra më e lartë Pas Pandemisë

Një lajm i mirë vjen nga Tirana International Airport, e cila në faqen e saj të facebook-ut ka informuar se ditën e sotme janë parashikuar 28 fluturime, që është numri më i lartë që pas pandemisë. Pjesa më e madhe e destinacioneve i përkasin qyteteve italiane, ndërsa janë shtuar dhe fluturimet drejt vendeve të Gjermanisë.

Mes linajve që vijnë sot është edhe charteri me turistët bjellorus, qe vijnë nga Minsku, si edhe dz destinacione të reja, Praga dhe Kievi.

 

Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim

Albawings – Tiranë – Firence dhe kthim

Albawings – Tiranë – Rimini dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Pragë dhe kthim (destinacion i ri )

Air Albania – Tiranë – Romë dhe kthim

Edelweiss – Tiranë – Zyrih dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Memmingen dhe kthim

Blue Panorama – Tiranë – Gjenova dhe kthim

Blue Panorama – Tiranë – Verona dhe kthim

Albawings – Tiranë – Duseldorf dhe kthim

Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim

Wizz Air Tiranë – Luton (Londër) dhe kthim

Albawings – Tiranë – Venecia dhe kthim

Jonika Airline – Tiran – Kiev dhe kthim

Ukraine International – Kiev – Tiranë dhe kthim (destinacion i ri)

Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim

Austrian – Tiranë – Vjenë dhe kthim

Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Vjenë dhe kthim

Blue Panorama – Tiranë – Milano dhe kthim

Blue Panorama – Tiranë – Rome dhe kthim

Albawings – Tiranë – Hamburg dhe kthim

Albawings – Tiranë – Bari dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Bologna dhe kthim

Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim

Belavia – Tiranë – Minsk dhe kthim (çarter turistik)

Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim

Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim

Duhet theksuar se lejohet të udhëtojnë drejt Shqipërisë, vetëm rezidentë të Bashkimit Europian dhe nënshtetasit EU-së, ku përfshihen edhe shtetasit shqiptarë me leje qëndrimi në vendet e BE-së si edhe ata me viza,

Sipas monitor rreth 3.3 milionë pasagjerë fluturuan nga dhe drejt Aeroportit të Rinasit në vitin 2019, duke shënuar një nivel rekord. Por, këtë vit, sipas pritshmërive të Tirana International Airport numri i tyre parashikohet të përgjysmohet. Për më shumë se dy muaj, fluturimet u pezulluan, përveç riatdhesimeve, si rrjedhojë e krizës së paprecedentë që shkaktoi pandemia e Covid-19.

Nga: IntoAlbania

More From Whats hot?

Zhvilluar nga Frakton & Dizajnuar nga project.graphics