Sezoni Veror 2021 e Gjen Shqipërinë Covid Free - Into Albania

Sezoni Veror 2021 e Gjen Shqipërinë Covid Free

E ndërkohë që pritet të çelet sezoni turistik, në vijën bregdetare, por  jo vetëm, të Shqipërisë ka nisur pastrimi për pasjen e një ambienti të pastër. Nisma të kryera vullnetarisht apo edhe me ndihmën e shtetit, duket që po e mirëpresin pozitivisht këtë fillim sezoni.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, shprehu rëndësinë e sensibilizimit për të pasur një Shqipëri të pastër. Por paralelisht ka nisur edhe vaksinimi i operatorevë turistik, për të siguruar një turizëm turistik me Corona Free. Ky është edhe synimi i qeverisë shqiptare për promovimin e turizmit në tregjet ndërkombëtare. Madje për ta realizuar këtë qeveria shqiptare ka vendosur të shtojë një fond prej 100 milionë lekësh në programin “Zhvillimi i turizmit”, për të promovuar vendin.

Përmes një VKM-je, qeveria ka miratuar një fond shtesë në buxhetin e vitit 2021 për Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, për mbështetjen e turizmit shqiptar për promovimin në tregjet ndërkombëtare post Covid-19. Vendimi është miratuar në mbeldhjen e qeverisë një ditë më parë.

Ndryshe nga një vit më parë sezoni turistik shqiptar, këtë vit pritet të ketë zhvillim për shkak të lehtësimit nga pandemia. Sipas autoriteteve shëndetësore situata e përmirësuar e Covid ka ardhur si rezultat i imunizimit natyror dhe vaksinimit të popullsisë.

Himara, South Albania

Plazhi i Himarës, Vlorë, ©Fation Plaku

Më herët, Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka shprehur besimin se do ja dalim që të jemi vendi i parë që do të përfundoj vaksinimin e sektorit turistik.

‘’Sezoni i ri turistik besoj do të shënoj një arritje shumë të madhe për ekonominë Shqiptare, prandaj na duhet të përgatitemi fortë dhe për këtë së bashku me Kryetarët e Bashkive me Prefekët do të ndërmarrin të gjithë aktivizimin e nevojshëm për të sistemuar të gjithë zonën e plazhit, po ashtu do të duhet që së bashku me operatorët turistik te promovojmë një turizëm turistik free corona dhe për këtë arsye i gjithë proçesi i vaksinimit që po ecen me shumë shpejtësi në gjithë Shqipërinë do të duhet që të zhvillohet me shumë përkujdesje në sektorin turistik. Besoj që do ja dalim që të jemi vendi i parë në rajon për vaksinim të të gjithë sistemit të operatoreve turistik duke pasur mundesinë që me fillimin e qershorit e pastaj me muajt më intensiv të turizmit të kemi një turizëm të kontrrolluar dhe shumë të mbrojtur nga pikëpamja e korona virusit,’’ – theksoi ministri Klosi.

Le të urojmë që ky vit të jetë i mbarë dhe të mirëpres sa më shumë turistë. Për të soditur jo vetëm bukuritë shqiptare, por edhe për të mësuar për kulturën, traditën dhe për të shijuar gastronominë vendase.

Pazari i Vjetër, Gjirokastër @guideventurous