Shqipëria Destinacion Ideal - Pushuesit nga Kosova Mbushin Brigjet Detare - Into Albania

Shqipëria Destinacion Ideal – Pushuesit nga Kosova Mbushin Brigjet Detare

Ditët e nxehta kanë mbërritur dhe dëshira për të kaluar fundjavat në plazh sigurisht nuk ka munguar. Fundjava e parë e korrikut solli një fluks të pushuesve kosovarë drejt brigjeve bregdetare shqiptare.

Pavarësisht frikës së shtimi të rasteve me Covid-19 në të dy vendet nuk ka zbehur aspak dëshirën e kosovarëve për të udhëtuar dhe pushuar në Shqipëri.

Në një intervistë dhëne në ora news, kryetari i bashkisë Sarandë, Ardian Gurma është shprehur për numrin në rritje të pushuesve në plazhet e Sarandës.

”Në të gjithë këtë periudhë pandemie, ne fluskin më të madh, Saranda por edhe qytetet e tjera bregdetare e kanë pasur kryesisht pushues nga Kosova. Kjo për faktin se në datën 1 qershor është hapur kufiri me Kosovën, dhe kjo në një mënyrë apo në një tjetër, ka bërë të mundur që lëvizshmëria ndërmjet dy shteteve të jetë e kënaqshme, pavarësisht situatës së pandemisë që ditët e fundit ka ndryshuar trend. Fundjavat në Sarandë përveç turistëve vendas, ka patur dhe një dyndje të pushuesve nga Kosova. Në fund të qershorit, ne kemi pasur 10 autobusë me pushues të ardhur nga Kosova, por edhe me automjetet e tyre.”

Plazhet në Sarandë dhe në Ksamil këtë fundjavë kanë qenë të mbushur plot, madje edhe më të shumtë se në fundjavët e kaluara.