Shqipëria Destinacioni Turistik i 65% Vizitorëve të Huaj - Into Albania

Shqipëria Destinacioni Turistik i 65% Vizitorëve të Huaj

Sezoni turistik tashmë mund të konsiderohet i mbyllur dhe si në çdo fund sezoni bëhet një bilanc. Sigursht që nuk duhet harruar që ky ka qenë një vit i vështirë për turizmin jo vetëm në Shqipëri, por në tërë globin.

Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit Blendi Klosi në një takim që zhvilloi me operatorët turistik, theksoi se këtë vit rreth 65% pushues të huaj kanë vizituar Shqipërinë krahasuar me 2019.

“Në gusht Shqipëria u vizitua nga mbi 600 mijë vizitorë të huaj që shënon, 40-45 per qind krahasuar me 2019 si asnjë vend tjetër dhe me të njëjtin ritëm kemi vijuar edhe në shtator ku kishim rreth 400 mijë turistë të huaj. Ia dolëm të kapim një treg të ri i cili tashmë duhet parë me shumë rigorozitet për vitin 2021. Unë mendoj se ka ardhur koha që të gjithë së bashku me të gjithë ju që jeni në tryezë me të gjithë fashat e sektorit të turizmit ne të flasim hapur se çdo bëjmë nga sot e në vazhdim,”- tha Klosi.

Jalë, foto nga IntoAlbania

Ky sezon solli turistë të shumtë nga rajoni si Serbia, Mali i Zi, Bosnja, Maqedonia e Veriut të cilët nuk zgjodhën vetëm turzmin detar, por edhe atë kulturor.

Ndër të tjera Klosi falenderoi dhe mediat për punën e bërë në përcjelljen e shqetësimeve të sezonit si dhe në promovimin e Shqipërisë në këtë vit të vështirë.

“2020 fal tashmë kontributit shumë të madh, medias, njerëzit të cilët punojnë me rrjetet sociale krijojnë një frymë të brendshme të lëvizjes, së vizitës në këto objekte të trashëgimisë kulturore,” tha Klosi.