Si duket bota e udhëtimeve në vitin 2021 e më tej – Disa nga avantazhet e periudhës pas pandemisë - Into Albania

Si duket bota e udhëtimeve në vitin 2021 e më tej – Disa nga avantazhet e periudhës pas pandemisë

Kaluam më të vështirën, dhe tani na presin disa nga benefitet që rezultuan nga një vit i gjatë pandemie.

Viti 2021 do të jetë pa dyshim një vit i cili do të sjellë ndryshime të mëdha. Teknologjia e lartë së shpejti do të bëhet diçka normale. Aeroportet e mëdhenj ndërkombëtarë do tu ngjasojnë filmave sci-fi ndërsa jeta e udhëtimet do të bëhen më spontane  për të gjithë, me më pak pasoja apo skansione nga kompanitë e ndryshme të sferës së turizmit. Lexoni më poshtë se çfarë mund të prisni për udhëtimet tuaja ndërkombëtare këtë vit.

Tarifat e larta të linjave ajrore për ndryshim biletash mund të zhduken përgjithmonë.

Me dëshirën për të tërhequr më shumë pasagjerë në vitin 2021, linjat ajrore do të bëjnë gjithçka që munden! Ato mund të ulin apo edhe të ndalojnë tarifat e tyre tejet të larta për të ndryshuar apo anuluar fluturimet. Diçka për t’a patur parasysh!

Fleksibiliteti do të mbizotërojë.

Jo vetëm linjat ajrore por edhe portalet e booking apo edhe shërbimet e ndryshme të turizmit në botë do të lejojnë më shumë ndryshime pa tarifa. Turistët do të kenë më kontroll mbi situatën e më hapësirë për të ndryshuar datat e qëndrimit të tyre. Çdo gjë do të funksonojë më shumë në avantazh të konsumatorit.

Udhëtimet e momentit të fundit do të jenë ata më të dëshiruarit.

Ky është një tjetër reagim ndaj paparashikueshmërisë së shkaktuar nga COVID-19. Edhe ata prej nesh që kanë zakon t’i planifikonjnë pushimet e tyre, do të mësohen t’i bëjnë gjërat në moment të fundit. Përgatituni për një qasje më spontane me jetën!

Mund të duhen dokumente që vërtetojnë se jemi pa COVID.

Një dokument që konfirmon vaksinimin  do të jetë diçka që mund të na i lehtësojë shumë punët gjatë udhëtimeve. Përndryshe, testimi i shpejtë brenda aeroporteve do të bëhet më i përhapur e shumë më i shpejtë. Të dyja metodat do të lehtësojne udhëtimin dhe do të lejojnë udhëtarin të shmangë karantinën. Pra, mund të udhëtojmë pa frikë se do të “ngecim” diku!

Parku Kombëtar i Lurës

Parku Kombëtar i Lurës, Dibër, foto nga IntoAlbania.

Parqet natyrore do të tërheqin më shumë njerëz se kurrë.

Është lajm i mirë pasi parqet natyrore mund të përballojnë pak më shumë vizitorë se zakonisht. Kjo do t’i bëjë ata që ndoshta deri më sot i kanë shmangur këto parqe që t’ju bashkohen grupeve të mëdha e të shijojnë natyrën, pa frikë! Ku ka më mirë?

Teknologjia e identifikimit “pa prekje” do të zgjerohet.

Tekonologji të reja do të vendosen për të përshpejtuar proceset dhe për të kufizuar mundësitë për transmetimin e virusit. Pagesat dhe check-in në hotele dhe vende të tjera turistike do të bëhen dixhitale. Ndërsa në aeroporte, do të përhapet identifikimi pa prekje, nëpërmjet skanimit të fytyrës. Fillimet e teknologjive do të jenë në Washington D.C. por së shpejti, ato do të përhapen edhe në botë.

 

Përshtatur nga artikulli origjinal What Travel Looks Like for 2021 botuar në AARP në 30 Dhjetor 2020.