The Economist - Këngëtaret shqiptare po sundojnë botën - Into Albania

The Economist – Këngëtaret shqiptare po sundojnë botën

Gazeta prestigjioze angleze “The Economist” i ka dedikuar një lajm të bukur këngëtareve bukuroshe, e me famë botërore, shqiptare.

Me pak humor, artikulli shpreh se deri më sot, Shqipëria njihej në botë për dy arsye apo figura të shquara: Nënë Tereza dhe Enver Hoxha. Më në fund, sipas The Economist në artikullin e 3 tetorit Balkan Balladeers, Shqipëria ka kthyer faqen, ka zhveshur seriozitetin që e ka karakterizuar për shumë vite në sferën botërore dhe ka kontribuar me disa nga pop stars më të mira të momentit. Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha, Ava Max, Era Istrefi janë disa prej tyre.

Until recently the most famous ethnic Albanians were Mother Teresa (a nun who cared for orphans and lepers in India) and Enver Hoxha (a homicidal communist despot). Now to the saint and the sinner must be added the singers.

Duke i quajtur vajzat e “skuadrës” shqiptare “all-stars,” The Economist i ka cilësuar ato si jo vetem argëtuese por si figura me ndikim të konsiderueshëm në botë, gjë që duket e vështirë për vende të vegjël si Shqipëria e Kosova. Babai i Dua Lipës thekson se ky fenomen tregon pikërisht se ç’mund të arrijnë shqiptarët në botë kur i jepen mundësitë e duhura.

Throughout history, says Dukagjin Lipa, Ms Lipa’s father, Albanians have been squashed, but the success of this generation of musicians shows that “given the chance, we excel.”

Ajo që i veçon shqiptaret e famshme nuk është vetëm talenti por edhe patriotizmi i tyre. Ndonëse disa prej tyre jane rritur jashtë vendit, deklaratet apo postimet e tyre për festat shqiptare apo edhe çështjet më delikate apo të rëndësishme, nuk mungojnë kurrë. Shqiptarët, sipas gazetës, po e sundojnë botën me art e muzikë. Më në fund, një çast historik vërtet i bukur për Shqipërinë e Kosovën.