Tirana - ndër 5 qytetet më të mirë të Evropës për festat e fundvitit - Into Albania

Tirana – ndër 5 qytetet më të mirë të Evropës për festat e fundvitit

Jo vetëm për pushimet verore, Shqipëria me atmosferën festive në kryeqytetin e saj, ofron mundësinë e duhur për udhëtarët e botës që shpresojnë të shpënzojnë festat e fundvitit në Evropë.

Sheshi Skënderbej. Foto nga Bashkia Tiranë.

Së fundmi, portali i njohur i lajmeve evropiane, Schengenvisainfo.com, ka botuar listën e “5 qyteteve evropiane që mund të vizitoni këtë Krishtlindje pavarësisht nga ndalimi i hyrjes në BE.” Tirana kryeson listën e qyteteve të përzgjedhur, e cila përfshin Zagrebin, Dubrovnikun, Stambollin dhe Shën Peterburgun.

Zbukurimet e festave në shesh dhe bulevard. Foto nga Gent Onuzi.

Sheshet e ndriçuara të Tiranës janë ndër alternativat më të mira për të gjithë ata që duan të udhëtojnë në Evropë për festat e fundt të vitit 2020. Me shumë prej shteteve të BE-së ende të mbyllur për shkak të pandemisë globale,përzgjedhja e destinacioneve për festat e këtij viti është e kufizuar. Megjithatë, me vende si Rusia, Shqipëria, Kroacia, e Turqia me kufij të hapur, përzgjedhja për “udhëtarët e Krishtlindjeve” mbetet e bukur, madje edhe frymëzuese.

Puma e Vitit të Ri pranë Sahatit në Sheshin Skënderbej. Foto nga Edi Vata.

Tirana mbahet si një nga qytetet e fundit të harmonisë së vërtetë fetare në kontinentin e Evropës. Pikërisht në këtë kryeqytet mund të mblidhën njërëz nga çdo vend dhe fe e botës për të festuar fundin e vitit!

“Shqipëria, e ashtuquajtura “streha e fundit i tolerancës fetare në Evropë,” është vend i harmonisë fetare ku të gjitha fetë bashkëjetojnë, jo vetëm pa ngacmuar njera tjetrën por edhe duke festuar datat e rëndësishme të secilës.”

Atmosfera e Tiranës, sipas portalit, është vërtet festive me dekorime përgjatë bulevardit e në pemët rreth qytetit, duke arritur pikën kulminante me zbukurimet e sheshit Skënderbej. Ende nuk janë marrë vendime për tregjet e festave këtë vit por, ëdhe nëse mungojnë, kjo nuk heq aspak vlerë nga një atmosferë që përcjell ngrohtësi e shpresë për një vit të ardhshëm më të mirë.

Sheshi Skanderbeg. Foto nga Alvaro Tal Cual.

Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni këtu.