Top 10 Eventet e shkurtit në Shqipëri - Into Albania

Top 10 Eventet e shkurtit në Shqipëri

Eventet e shumta të shkurtit, do e bëjnë ndoshta muajin të duket më i gjatë se sa është realisht! Më poshtë po ju paraqesim listën tonë të përhershme me 10 eventet që nuk duhet të humbisni:

1. Takim me Alessandra Pioselli, Accademia di Belle Arti G. Carrara di Bergamo, 6 shkurt

Drejtoresha e Akademisë së Arteve të Bukura G. Carrara të Bergamos, Pioselli, do të mbajë një referencë mbi rolin e artit në hapësirën urbane, me titull: “L’arte nello spazio urbano. L’esperienza italiana dal 1968 a oggi”. Eventi organizohet nga Harabel Contemporary Art Platform, në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës, dhe starton në orën 19:00 në ambjentet e Harabel, Rruga Brigada e VIII, Kati I 10, Ap. 31.

Posteri zyrtar i eventit.

2. Vrojtim shpendësh në Divjakë-Karavasta, 10 shkurt

Nëse jeni një admirues i vrojtimit të shpendëve, apo doni të shikoni për herë të parë nga afër pelikanin kaçurrel apo shpendët e tjerë ujorë migratorë që folezojnë në lagunë, më datë 10 shkurt nga Librazhdi bëhet një nisje e organizuar me autobus. Të gjitha mjetet si varka, teleskop, dylbi etj, do të mundësohen nga muzeu i parkut. Nisja bëhet në orën 08:00 të mëngjesit, dhe mbërritja në Divjakë realizohet në orën 10:00. Kthimi bëhet në orën 16:00. Për info kontaktoni në nr. e telefonit 0696223130, ose klikoni këtu. Çmimi i biletës do të jetë 600 lekë për person (vajtje-kthim).

Bird-Watching in Albania

Burimi i fotos: parksdinarides.org/en/park/national_park_divjake_karavasta/

3. “Dhoma 12”, Premierë Absolute e Trupës së Baletit, arTurbina, 8-9-10 shkurt

Nën koreografinë e Manjola Hasanit dhe Esdalin Goranit, baleti kontemporan “Dhoma 12” do të çelë në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin artistik të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Bileta kushton 1000 ALL, dhe për t’i rezervuar kontaktoni në nr e telefonit 067 632 7313, nga ora 10:00-20:00. Shfaqjet do të vijnë në tre ditë rresht, 8-9-10 shkurt, në orën 19:00.

Posteri zyrtar i eventit.

4. Koncert folklorik “Ruaj traditën, festo shqip”, 11 shkurt, Tiranë

Këngëtarët dhe valltarët më të njohur shqiptarë, do të mblidhen në një natë speciale me titull “Ruaj traditën, festo shqip”. Një nga qëllimet e eventit është të sensibilizojë për nevojën e ruajtjes së folklorit shqiptar, e kjo do të bëhet duke e lartësuar atë më së miri përmes kësaj mbrëmjeje! Koncerti do të zhvillohet në orën 18:00 në Universitetin e Arteve, salla e madhe.

Posteri zyrtar i eventit.

5. Kaba Festival 2.0

Muzika folklorike e përshtatur me ritme bashkëkohore, vjen sërish në qytetin e Korçës, kësaj here në Teatrin “Andon Zakon Çajupi”. Violinçelisti Redi Hasa do të ndezë atmosferën përmes bashkëpunimit me Rachela Andrioli (vokal), dhe Rocco Nigro (perkusion), duke ofruar kështu një spektakël që nuk mund të humbisni nëse ndodheni në qytetin juglindor.  Orari i nisjes së eventit: 7 PM deri në 8:30 PM.

Posteri zyrtar i eventit.

6. Sofra Tiranase, 11 shkurt, Pallati i Kongreseve

Valbona Mema, Era Rusi, e plot të ftuar tjerë do të jenë pjesë e eventit të përvitshëm të muzikës tradicionale tironse që do të organizohet në Pallatin e Kongreseve. Ashtu si dhe vitet e tjera, pritet që të gjithë të apasionuarit pas muzikës e kulturës tironse, të kalojnë disa orë të vërteta feste! Eventi nis në orën 18:00, por mund të ketë ndryshime!

Pallati i Kongreseve, foto nga IntoAlbania.

7. Kampionati i  II i Minifutbollit Amator, 7 dhe 14 shkurt

Gati për të tifuar lojtarët më të mirë të kampionatit të dytë të Minifutbollit Amator? Ekipet më të mira do kenë shansin të luajnë dhe në EMF Champions League në Slloveni, në shtator të këtij viti. Gjithashtu dhe lojtarët më të mirë do të kenë vlerësimin e tyre, pasi do të mund të zgjidhen në ekipin përfaqësues të minifutbollit të Euro 2020.

Logoja e eventit. Burimi: albaniansport.net.

8. Photography Masterclass me Alessandro Capoccia, 17 shkurt, Rogner

Fotografi Italian Alessandro Capoccia, me 20 vite experience fotosesionesh të ndryshme për Vogue, Harper’s Bazaar, Conde Nast etj, do të vijë në Tiranë për të ndarë eksperiencën e tij me të gjithë ata që janë të interesuar për të zbuluar më tepër mbi teknikat e artit të fotografimit. Leksioni do të nisë në orën 10 të mëngjesit në Hotel Rogner, dhe biletat mund të blihen online duke klikuar këtu. Për më tepër mund të kontaktoni dhe në emailin contact@creativehub.al.

Posteri zyrtar i eventit.

9. Novecento Atto I & II, Istituto Italiano di Cultura, 20-21 shkurt

Kinoklubi i institutit vazhdon të jetë një nga hapësirat më cilësore për filma në Tiranë. Më datë 20 dhe 21 shkurt do të transmetohet një nga filmat që ka bërë historinë e kinemasë italiane, Novecento. Filmi është me regji të të mirënjohurit Bernardo Bertolucci, dhe sheh në rolin e protagonistëve aktorët Robert de Niro apo Gerard Depardieu.  Ora e nisjes në të dyja datat: 18:30.

Të tjera filma që mund të ndiqni gjatë muajit shkurt janë gjithashtu Tutta colpa di Freud, me regji të Paolo Genovese, më dt 13 shkurt, apo Attesa e Cambiamenti, të regjizorit Sergio Colabona. Filmat janë në gjuhën italiane, dhe hyrja është si gjithmonë falas. Për t’u njohur me aktivitetet e Institutit Italain të Kulturës ndiqni gjithashtu faqen e tyre në facebook.

Posteri i filmit. Burimi i fotos: popolist.it.

10. SHARE Tirana 2019 (Massimiliano Fuksas), Plaza Hotel, February 28th, Tirana

This is the 2nd edition of the International Forum of Architecture and Engineering. The most important event of this kind in the country, this year welcomes the internationally renowned architect Massimiliano Fuksas. 25 more impressive local and international speakers will comprise the panels which will discuss new developments in the spheres of architecture, design, engineering and more. An approximate total of 350 participants is expected to join this event! The regular participation fee is 49 Euros, while for students, the fee is 15 Euros. A business ticket costs 499 Euros. For more, click here.