Top 10 eventet më interesante të shtatorit - Into Albania

Top 10 eventet më interesante të shtatorit

1. Fundjavë në Park, Liqeni i Tiranës, 6-7-8 shtator

Shtatori nis me një event unik të organizuar nga IntoAlbania, ku pikniku tradicional transformohet në një takim më bashkëkohor, me muzikë elektronike dhe kënde argëtimi, ushqim dhe koktejle, degustim vere dhe shlodhje pranë natyrës dhe liqenit.

Më datë 6-7-8 shtator vjen për herë të parë në Tiranë “Fundjavë në Park”, një eksperiencë unike e fundjavës, me muzikë elektronike, koktejle të stinës, piknik në natyrë, kanoe, degustim vere, e plot aktivitete të tjera. Një mundësi e mirë për të qënë pranë natyrës, njëri-tjetrit, për të shijuar komunikimin në një nga ambjentet më shlodhëse të Tiranës: Parkun e Madh të Liqenit. Kliko këtu për më tepër.

Posteri zyrtar i eventit.

2. Hapja e ekspozitës “Prova” të Adrian Pacit, 20 shtator, Galeria Kombëtare, Tiranë

Një nga artistët shqiptar më të njohur në botë, Adrian Paci, sjell ekspozitën personale në Galerinë Kombëtare, kuruar nga Adam Budak. Ende nuk dihet shumë mbi këtë ekspozitë, por e sigurtë është që Paci do të dijë të surprizojë e të bëjë të reflektojë si përherë audiencën e tij. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datë 1 dhjetor. Kliko këtu për më tepër.

Burimi i fotos: facebook.com, Galeria Kombëtare e Arteve.

3. Luz Casal, koncert në Amfiteatrin e Tiranës, Liqeni artificial, 14 shtator

Një nga zërat më të njohur në Spanjë, Luz Casal, pritet të dhurojë një atmosferë fantastike në Amfiteatrin e Tiranës, ku do të performojë hitet e saj më të njohura pop dhe rock. Për adhuruesit e kinematografisë spanjolle, Casal ka kënduar dhe dy nga hitet e filmit “Tacones lejanos” të regjizorit Almodovar. Kliko këtu për më tepër.

Posteri zyrtar i eventit.

4. Shqipëri – Islandë, kualifikuese për EURO 2020, Elbasan Arena, Elbasan, 10 shtator

Emocionet e kualifikimit për në EURO 2016 të gjithë i mbajmë mend, ashtu sikundër edhe ndeshjet e kombëtares të zhvilluara në fazën e grupeve, apo tifozerinë fantastike që përfaqësoi Shqipërinë në Francë! Tashmë ka ardhur koha për të krijuar të tjera emocione të ngjashme, falë kualifikuesve për “EURO 2020”. Ndeshjen e radhës kombëtarja e luan kundër Islandës, dhe ajo do të zhvillohet në datën 10 shtator në stadiumin “Elbasan Arena”, në Elbasan. Ndeshja nis në orën 20:45. Për më tepër kliko këtu.

Burimi i fotos: facebook.com, Tifozat Kuq e Zi.

5. Capital T, Time Capsule, Sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë, 19 shtator

Për adhuruesit e muzikës së Capital T, një datë që mbahet mend lehtë duhet shënuar në kalendar: 19/09/2019! Është pikërisht kjo data kur këngëtari i njohur kosovar do të mbajë një koncert në Sheshin “Nënë Tereza”, që pritet të mbushet nga mijëra fansat e ardhur nga Shqipëria, Kosova  e gjithë rajoni. Eventi starton në orën 19:15, e do të jetë një festë që do të zgjasë deri në mesnatë. Për më tepër kliko këtu.

Posteri zyrtar i eventit.

6. “Bienalia Ndërkombëtare e Vetë-Portretit” dhe “Bienalia Ndërkombëtare e Akuarelit”, Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë, 20 shtator

VIZart dhe IWS Albania (International Water School Albania) kanë bashkuar energjitë përmes dy ngjarjeve që vijnë si një e vetme. Rreth 400 vepra arti do të shfaqen në të dy eventet, të cilat startojnë më 20 shtator në orën 19:00 në Muzeun Historik Kombëtar. Kliko këtu për më tepër.

Burimi i fotos: facebook.com, VIZart.

7. Mjalt Fest’, Librazhd, 21 shtator

Përmes pjesëmarrjes së bletarive më në zë e cilësore në rang vendi, Mjalt Fest’ do të jetë shumë më tepër se sa një event ku fokusi do të jetë te mjalti. Do të jetë një festë e vërtetë lokale, ku vizitorët do të prezantohen me traditat, kulturën, mikëpritjen e kësaj zone. Eventi organizohet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me shoqatën ODA, shoqatën Penta dhe Publicita.shpk. Orari – 16:00 deri në 21:30. Kliko këtu për më tepër.

Posteri zyrtar.

8. Michalis Hatzigiannis Koncert, Amfiteatri i Tiranës, 4 shtator

Për adhuruesit e muzikës moderne greke, Michalis është një nga emrat më të vlerësuar të panoramës aktuale. Mjafton të përmendim se ai ka marrë pjesë në Ceremonitë e Hapjes dhe Mbylljes së Lojrave Olimpike në Athinë, në vitin 2004, ku bashkë me artistët më në zë të Greqisë dhuruan një show unik për audiencën globale. Në Tiranë artisti grek ngjitet në Amfiteatrin e Tiranës, më datë 4 shtator, në një shfaqje që do të zgjasë nga ora 21:00, deri në orën 23:00. Për më tepër kliko këtu.

Posteri zyrtar i eventit.

9. Tirana Tech Open, Expocity, Tiranë, 25-27 shtator

Një ngjarje vërtet unike për të gjithë krijuesit, liderët e biznesit, investitorët, studentët, të apasionuarit e teknologjisë, apo edhe vizitorë kuriozë, të cilët do të njihen me takimin më të rëndësishëm në Shqipëri dedikuar teknologjisë. Përgjatë 3 ditëve, organizimi multi-dimensional do t’ju ofrojë mundësinë të merrni më të mirën e historive të suksesit në Shqipëri në këtë drejtim. Kliko këtu për më tepër.

Posteri zyrtar i eventit.

10. Techstars Startup Weekend Women Tirana, Tiranë, 27-29 shtator

Një tjetër event dedikuar teknologjisë, kësaj here me fokus përfshirjen e grave në këtë sektor, do të organizohet për tre ditë në Select Hill Resort. Nëse jeni përfshirë në ndonjë startup, apo doni të krijoni një rrjet kontaktesh që do t’ju vlejë në biznesin tuaj, ky është eventi i duhur për të marrë pjesë. Edhe pse fokusi është te gratë, mund të marrë pjesë kushdo që është i interesuar. Kliko këtu për më tepër. 

Posteri zyrtar.