Top 10 eventet më interesante të tetorit - Into Albania

Top 10 eventet më interesante të tetorit

Tetori fillon me plot aktivitete kulturore të cilat i shtojnë shije e ngjyra këtij muaji të bukur!

Kalendari i eventeve përqendrohet kryesisht në gjysmën e parë te muajit me plot mundësi për të shijuar muzikë klasike apo rock, teatër të rrallë japonez apo komedi shqiptare, si edhe shumë aktivitete të tjera rreth filmit dhe kulinarisë e prodhimeve vendase. Muaji përfundon me një nga eventet më të rëndësishëm të vitit në fushën e inovacionit dhe sipërmarrjes. Më poshtë, gjeni pëzgjedhjen tonë të eventeve më interesante të tetorit.

1. Tre Tenoret, Pallati i Kongreseve, Tiranë, 3 Tetor

Tetori nis me nota të forta! Te enjten e parë të muajit, do të keni mundësinë të shijoni këtë koncert të përvitshëm të muzikës klasike. 10 tenorët botërorë nga 5 kontinente në një performancë të jashtëzakonshme e cila do ti dhurojë këtij muaji fillimin e duhur! Shijoni pjesët më të bukura të muzikës klasike botërore dhe shqiptare. Çmimi i biletave: 1000 dhe 1500 ALL. Orari: 7:00-9:00. Për më tepër, klikoni këtu. Për të rezervuar bileta, klikoni këtu.

2. METROFEST 3, Teatri Metropol, 3-27 Tetor

Gjatë pothuajse gjithë muajit të tetorit, do të keni mundësi të shijoni shfaqjet më të reja të komedisë shqiptare! Edicioni i tretë i METROFEST, festivali i teatrit dedikuar dramës shqiptare, këtë herë i është kushtuar tërësisht komedisë, me katër vepra shqiptare që vijnë në skenë për herë të parë. Për listën e plotë të shfaqjeve dhe për më tepër informacion, klikoni këtu. Për të rezervuar biletat, klikoni këtu.

3. KAZANFEST, Qendra ISO, Gjirokastër, 4-6 Tetor

Raki, verë, reçel, dhe prodhime qumështi të prodhuara në mënyrë artizanale nga fermerë vendas. Muzikë nga Boiken Lako, grupe të tjerë të muzikës pop dhe rock, DJ të ndryshëm si edhe grupi francez Waste dhe grupi i sazeve të Këlcyrës. KAZANFEST ofron plot për të frymëzuar një qëndrim të shkurtër në qytetin e gurit. Për të marrë pjesë në ritualin e përgatitjes të rakisë e shumë aktivitete të tjera argëtuese, klikoni këtu.

4. Festa e të Vjelave, Peshkopi, 4-5 Tetor

Ky event është një arsye e mirë për të shijuar natyrën e bukur të Dibrës në fillim vjeshtë! Në paraditet e 4 dhe 5 tetorit, gjatë orarit 10:00-13:00, Festa e te Vjelave do të bashkojë vendas e turistë në një nga ngjarjet më të mëdha të vitit në Bashkinë e Dibrës. Gjatë këtyre ditëve do të mund të shijoni prodhime tipike e gatime tradicionale Dibrane, muzikë dhe veprimtari artistike, ekspozitë fotografie, ture turistike si edhe panairin më të madh bujqësor në vend. Për më tepër, klikoni këtu.

5. Puka AgroFest, Sheshi Kryesor në Pukë, 5 Tetor

Një tjetër event i shijshëm që ju drejton në veri të vendit! I organizuar nga AgroPuka dhe partnerët e saj, Puka AgroFest synon zhvillimin e zonës dhe prodhimeve të saj. Megjithëse mund të keni shijuar birrën e freskët Puka, gjatë këtij eventi do të keni mundësinë të njiheni me shumë më tepër se kaq! Ky është rasti të shijoni produkte të ndryshme të prodhuesve pukjanë në panairin me produktet bujqësore dhe blegtorale të zonës. Argëtim (koncert dhe animacion) dhe vizitë në bizneset lokale dhe pikat turistike të qytetit janë gjithashtu pjesë të këndshme të këtij eventi. Për më shumë, klikoni këtu.

6. Mbrëmje e muzikës klasike “gur, gur bëhet URË”, Mak Albania Hotel (ish-Sheraton), Tiranë, 6 Tetor

Organizuar nga Ambasada Gjermane në Tiranë dhe Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit Shqiptar, mbrëmja e muzikës klasike prezanton pianistin soloist shqiptar Marin Gjollma, i cili do të shoqërohet nga orkestra e RTSH nën drejtimin e dirigjentit gjerman Mateusz Moleda. Ky aktivitet është pjesë e Tetorit Gjerman 2019 “gur-gur bëhet URË”. Orari i eventit: 7:00- 8:30. Hyrja është e lirë. Për listën e plotë të pjesëve muzikore si edhe për më shumë informacion mbi Tetorin Gjerman, klikoni këtu.

7. NOH Theater, Katedralja Orthodokse “Ringjallja e Krishtit”, Tiranë, 6 Tetor

Për most u humbur! Themeluar rreth 650 vjet më parë, teatri japonez NOH është në listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore Jomateriale të UNESCOs e mbahet si një nga skenat më të vjetra të artit. Për këtë arsye, ky event është një rast i veçantë për tu njohur më mirë me këtë art të lindjes së largët.  Orari i shfaqjes: 7:00-9:00. Çmimi i biletës: 500 ALL. Për më tepër, klikoni këtu. Për të rezervuar biletat, klikoni këtu.

8. Edicioni i 8-të i Balkan Film Food Festival, Pogradec, 7-12 Tetor

Themeluar në 2011-ën, Balkan Film Food Festival synon të bashkojë profesionistë të rajonit në fushën e kinematografisë por edhe të mirëpresë të apasionuarit e filmit dhe kulinarisë së vendit. Rrethuar nga bukuria e Pogradecit, ky është një nga eventet e preferuara të vitit për ata që duan artin, kulturën dhe të bukurën. Edicioni i 8-të premton 5 ditë plot me surpriza për publikun si edhe mundësi për networking për profesionistët. Për më tepër, klikoni këtu.

9. “Rock nën kurorën e ullirit”, Amfiteatri i Tiranës, 8 Tetor

Mbrëmja plot surpriza në Amfiteatrin e Tiranës nuk duhet humbur! Ky koncert do të mbledhë këngëtarët më të njohur të vendit për një natë e cila premton të jetë argëtuese. Elton Deda, Redon Makashi, Aleksandër Gjoka, Kastriot Tusha, Flaka Krelani dhe Eneda Tarifa me të ftuar special Kristos Dantis do të performojnë në një format i cili vjen për herë të parë! Eventi nis në orën 20:00. Për më tepër, klikoni këtu. Për të rezervuar biletat, klikoni këtu.

10. INNFEST 2019, ArTurbina, Tiranë, 24-25 Tetor

Konferenca e rëndësishme dy-ditore e rajonit për inovatorë dhe sipermarrës do të mbledhë disa nga emrat më të shquar në këto sfera. Profesionistë vendas e ndërkombëtarë do të bisedojnë mbi idetë e strategjitë më të reja në fushën e teknologjisë, inkubatorëve, dhe biznesit. Me këte event do të mbyllni muajin e tetorit duke menduar për një të ardhme të suksesshme! Çmimi i biletës “early bird”: 1700 ALL. Për listën e folësve apo më tepër informacion, klikoni këtu. Për të rezervuar bileta, klikoni këtu.