Top 10 vendet më të instagramuara në Tiranë - Into Albania

Top 10 vendet më të instagramuara në Tiranë

Aplikacioni që nisi vetëm si një hapësirë për të ndarë fotot, është kthyer tashmë në rrjetin social më të famshëm në botë, të cilin duhet ta ketë çdo fotograf udhëtimesh. Instagrami u kthye në një lloj guide për udhëtarët që duan të gjejnë vende fantastike si dhe jashtë të zakonshmes në një qytet, të cilat nuk është aq e thjeshtë t’i gjesh në librat tipike të udhëtimeve. Gjetja e vendeve më të instagramuara është tashmë synimi i shumë turistëve, dhe jemi të bindur se Tirana nuk do t’ju zhgënjejë!

1. Piramida

Ndërtesa e madhe e projektuar nga një grup prej katër arkitektësh, përfshirë bijën dhe dhëndrin e ish-diktatorit Enver Hoxha, është një nga monumentet kryesore të kryeqytetit shqiptar dhe një vend i preferuar mes studentëve  dhe fëmijëve . Piramida masive, e cila përgjatë viteve ka shërbyer si hapësirë për muze, si baze e përkohshme për forcat e NATO-s gjatë Luftës së Kosovës, klub nate, apo edhe si selia e Top Channel apo hapësirë ​eventesh të ndryshme, do të rivitalizohet dhe transformohet në një qendër shumëfunksionale për kulturën, artin dhe teknologjinë.

Tirana pyramid

Piramida, foto nga IntoAlbania.

2. Parku i Madh i Tiranës

Parku i Madh i Tiranës, që përfshin dhe liqenin artificial, përbën mushkëritë e kryeqytetit shqiptar. Kjo hapësirë e bukur e gjelbër, pozicionuar pranë fundit të lagjes së ish-Bllokut, shijohet më së miri gjatë pranverës, kur pemët çelin, apo gjatë vjeshtës, kur gjithçka ngjyroset me dritë-hije të ngrohta. Familjet preferojnë të kalojnë kohën e tyre të lirë këtu, jo vetëm se është një nga vendet më të mira për të bërë një shëtitje të gjatë, por edhe sepse këtu ndodhet parku më i madh i zbavitjes në qytet.

The Grand Park in Tirana

Parku i Madh i Tiranës. Foto nga IntoAlbania.

3. Pazari i Ri 

Një nga vendet më të instagramuara në Tiranë është Pazari i Ri shumëngjyrësh. Ky treg i madh ushqimor u transformua 2 vite më parë dhe sot është kthyer në një vend të pashmangshëm për udhëtarët e shumtë. Ecni nëpër zonën e tregut për të admiruar fasadat e reja të ndërtesave si dhe arkitekturën argëtuese. Në fund, shijoni ushqimin e freskët të detit në një nga restorantet e shumta përreth.

Pazari i Ri, foto nga IntoAlbania.

4. Reja 

Reja” është një nga vendet më të bukura për t’u fotografuar në Tiranë, pozicionuar mu përballë Galerisë Kombëtare të Arteve, pranë qendrës së qytetit. Projektuar nga arkitekti japonez Sou Fujimoto, kjo strukturë është kthyer gradualisht në një simbol të kryeqytetit shqiptar dhe një nga vendet më popullore për selfie të lezetshëm gjithashtu.

Sou Fujimoto

“Reja” e Sou Fujimoto’s, foto nga IntoAlbania.

5. Sheshi Skënderbej 

Sheshi më i madh në Shqipëri përmban disa hapësira ideale për foto instagrami si: Muzeun Historik Kombëtar, Xhaminë e Et’Hem Beut, Statujën e Skënderbeut, si dhe karuselin. Për të kapur një foto të mirë gjithëpërfshirëse të sheshit mjafton të ngjisni Kullën e Sahatit, që ofron panorama mjaft tërheqëse.

Sheshi Skënderbej, foto nga IntoAlbania.

6. Arti i rrugës

Tirana mund të mos ketë të njëjtin lloj bukurie si disa kryeqytete të tjera të Evropës Lindore, por padiskutim ka sharmin e vet. Qyteti është plot me ngjyra falë dhe realizimeve të shumta të artit të rrugës. Këtë qershor, Tirana do të mbajë gjithashtu edicionin e dytë “MurAl Fest”, një festival që i dedikohet tërësisht artit të rrugës, ku artistët do të pikturojnë mbi godina bosh në zona të ndryshme të Tiranës. Shumica e muraleve deri më tani janë të pozicionuara në lagjen e ish-Bllokut, ndaj mbani sytë hapur kur ta vizitoni këtë zonë dinamike.

Grafiti tek bar “Radio”, foto nga IntoAlbania.

7. BunkArt & BunkArt2

Përgjatë komunizmit, u ndërtuan me qindra bunkerë në të gjithë Shqipërinë. Dy nga bunkerët më të njohur janë kthyer në muze, dhe shumë shpejt hynë në listën e atraksioneve më të vizituara të Tiranës. BunkArt është një bunker mjaft i madh nëntokë, ndërtuar pranë Malit të Dajtit, ndërsa BunkArt 2 është pozicionuar mu në zemër të Tiranës. Vizitojini të dyja nëse ja u premton koha.

Bunk’Art

Bunk’Art 1, foto nga IntoAlbania.

Bunk’Art 2

Bunk’Art 2, foto nga IntoAlbania.

8. Kalaja e Tiranës 

Hapur dhjetorin e shkuar, Kalaja e Tiranës është një qendër e re gastronomike, kulturore dhe artistike e kryeqytetit. Si e tillë, është kthyer shumë shpejt në një nga vendet më të instagramuara gjithashtu. Tek sa ndodheni këtu, mund të zgjidhni për të vizituar galeritë private të artit, të shijoni ndonjë lëng të shtrydhur apo pije të freskët, apo edhe të blini produkte vendase apo të shijoni ushqimin tradicional shqiptar në restorantin “Luga e Argjendtë”.

Kalaja e Tiranës, foto nga IntoAlbania.

9. Ura e Tabakëve 

Kjo urë është shembulli i vetëm i një ure osmane që është ende e vizitueshme në Tiranë. E fshehur mes ndërtesave moderne dhe hoteleve, ajo mbetet në një gjendje shumë të mirë. Falë pozicionimit vetëm 5 minuta larg në këmbë nga Pedonalja e Tiranës, arrihet lehtësisht nga kushdo. Nëse jeni i dhënë pas arkitekturës së vjetër, ky është vendi që duhet të vizitoni patjetër!

Ura e Tabakëve, foto nga IntoAlbania.

10. Mount Dajti

Kur të jeni në Tiranë e nëse keni kohë, mos harroni të kaloni një ditë në periferi të kryeqytetit. Mali i Dajtit është opsioni më i mirë për t’u çlodhur dhe shijuar natyrën. Gjatë pranverës, lulet dhe pemët shumëngyrëshe mbulojnë malin, tek sa gjatë vjeshtës Mali i Dajtit me ngjyrat e portokallta në të kuqe është në formën më të mirë, tejet fotozhenik. Shfrytëzojeni këtë periudhë për foto fantastike instagrami!

Dajti

Burimi i fotos: wikimedia.org.