Vjen në Tiranë fituesi i Palme d’Or 2019 Vasilis Kekatos - Into Albania

Vjen në Tiranë fituesi i Palme d’Or 2019 Vasilis Kekatos

Fituesi i çmimit “Palme d’or 2019” për filmin me metrazh të shkurtër, regjizori grek Vasilis Kekatos, vjen sot në një event unik të organizuar nga Cine Tarkovsky në vilën e ish-Diktatorit Enver Hoxha në Tiranë. Në shfaqjen e sotme do të jepen 3 filma të shkurtër, përfshirë filmin fitues në Kanë “Distanca mes nesh dhe qiellit”, si dhe do të ketë diskutime të hapura mes Kekatos dhe pjesëmarrësve.

Cine Tarkovsky është një kinema lëvizëse në objektet simbol të ish-diktaturave komuniste, duke i kthyer për një natë në hapësira të lira dedikuar artit. Cine Tarkovsky është krijuar nga Iphi Genie dhe Neritan Zinxhiria.

Si të merrni pjesë

Edhe pse hyrja për eventin e sotëm është e lirë, biletat për vendet janë rezervuar, ndaj për më tepër shkruani një e-mail në adresën info@cinetarkovsky.com. Për të hyrë në ambjentet e vilës ju duhet një dokument identifikimi. Nuk lejohet hyrja për moshën nën 18 vjeç.