Vlora një Potencial Ekonomik dhe Turistik - Pjesë e fushatës ''BE-ja është Këtu'' - Into Albania

Vlora një Potencial Ekonomik dhe Turistik – Pjesë e fushatës ”BE-ja është Këtu”

Vlora është kthyer në një destinacion të qëndrueshëm turistik, duke u shndërruar në një qendër të aktivitetit ekonomik në vend. E jo më kot edhe delegacioni i Bashkimi Evropian zgjodhi Vlorën për të lançuar fushatën ‘Evropa është këtu’’.

Ambasadori i Bashkim Europian, Luigi Soreca, shprehu mbështetjen që BE-ja ka për Shqipërinë, ndërsa gjatë takimit ambasadori konkretisht u shpreh:

“Doja që këtë gjë ta bënim në Vlorë. Kjo fushatë që ne e kemi quajtur BE është këtu për ju. Në fakt bypass i Vlorës është simbol i së ardhmes. Ne sytë i kemi nga e ardhmja. Ne do të vazhdojmë që të investojmë në Vlorë në këtë destinacion kaq të rëndësishëm turistik dhe ekonomik.

Kjo fushatë do zgjasi për tre muaj deri në 15 dhjetor 2020, një datë e rëndësishme për Shqipërinë. Kjo për arsye se 15 dhjetori 2010 korrespondon me momentin kur qytetarët shqiptarë udhëtuan në BE pa viza. Dhe besoj se ky është rezultati i prekshëm çfarë mund të bëjë BE për Shqipërinë. BE është këtu, për t’iu përgatitur të gjithëve që të bëheni anëtarët e ardhshëm të BE. Sytë i kemi drejt së ardhmes, drejt potencialeve të mëdha për të ardhmen”

Fushata  synon t’i informojë më mirë qytetarët shqiptarët se si Bashkimi Europian po i mbështet ata për t’u bërë qytetarë të ardhshëm të BE-së.