Zâ Fest III: Festivali që përmirësohet çdo vit - Into Albania

Zâ Fest III: Festivali që përmirësohet çdo vit

Vlashent Sata sjell festivalin e krijuar prej tij në Alpet Shqiptare për vitin e tretë radhazi, nga datat 2-4 gusht, duke e bërë këtë emër tashmë një garanci të sezonit turistik veror.

Nëse nuk keni vizituar fshatin malor të Thethit për të ndjekur Zâ Fest-in në dy vitet e shkuara, mos u shqetësoni! Këtë vit do të keni një tjetër shans, nga data 2 deri më 4 gusht, për të marrë pjesë në edicionin e tretë të Zâ Fest. Sigurohuni mos ta humbisni këtë ngjarje!

Burimi i fotos: facebook.com/zafestival.

Programi i Zâ Fest III

Ashtu si dhe vitin e shkuar, të ftuarit e këtij edicioni premtojnë një event të paharrueshëm.  Natën e parë ata që do i bashkohen Vlashentit në skenë do të jenë grupi modern i folkut Don’t Listen to Your Neighbors si dhe Agona Shporta. Mbrëmja do të mbyllet me filmin “Streha Mes Reve”, të filmuar në këtë zonë, e që ka fituar plot çmime ndërkombëtare.  

Burimi i fotos: facebook.com/zafestival.

Në natën e dytë, përgatituni për performancat surprizuese të Bob Berkey Clown,  Piers Faccini-t me folkun qetësues të tij, si dhe muzikën joshëse të Elina Dunit. Përgjatë dy netëve Arben Bajraktaraj do të recitojë poezi dhe do të lexojë legjenda apo tregime nga folklori përgjatë pauzave muzikore.

Burimi i fotos: facebook.com/zafestival.

Dita e tretë ashtu si dhe në edicionet e kaluara do t’i dedikohet jogas, diskutimeve, si dhe përfshirjes në magjinë e Thethit, duke lënë trupin dhe mendjen të ushqehet me energjinë e Zâ Fest-it si dhe ajrin e freskët të fundverës që vjen nga malet. Ndiqni Zâ Fest në facebook dhe instagram për përditësimet më të fundit.

Burimi i fotos: facebook.com/zafestival.

Mbi Zâ Fest

Edhe pse vetëm në vitin e tij të tretë, ky festival ja ka dalë të jetë festivali që nuk duhet humbur në verë. Dukshëm ndryshe nga të gjithë festivalet verorë, përmes peizazheve spektakolare që i japin një tërheqje tjetër festës, Zâ Fest mund të jetë arsyeja më e mirë për të vizituar fshatin që ngjan nga një botë tjetër, Thethin.

Këngëtari i mirënjohur Vlashent Sata, Drejtor i Zâ Fest, ka punuar me zemër për këtë projekt që nga fillimi. Përmes një dëshire për të bashkuar muzikën me natyrën, në funksion të promovimit të një prej zonave më magjike të Shqipërisë, Vlashenti ja doli të krijojë një festival që ka fituar një autoritet të vetin në panoramën e festivaleve muzikore.

Inspirues, relaksues dhe rigjenerues: Zâ Fest krijon natyrshëm kujtime që zgjatin një jetë.

Ture

Nëse doni të bëheni pjesë e eventit, kliko këtu.