Book Your Stay
Book Your Flight
Përmeti nuk është vetëm vendi i destinacioneve magjepsëse, por edhe qytet i cili të mahnit me histori. Ditët e fundit gjatë monitorimit të punimeve për zbatimin e projektit task 5, për zhvillimin e integruar urban dhe turistik Berat- Përmet, u evidentua dhe u zbulua një varrezë e cila mendohet se i përket periudhës së mesjetës së hershme. Që në momentin që ky varr u zbulua dhe deri tani specialistët kanë nxjerr në dritë objektet të ndryshme të periudhës së mesjetës së hershme
Lajmin e bëri të ditur Ministria e Kulturës, Elva Margariti në rrjetin e saj social, ku ka theksuar se “Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe DRTK Gjirokastër kanë nxjerrë në dritë objekte dhe po dokumentojnë dhe identifikojnë rezultatet e gërmimeve,” u shpreh ministria Margariti.
Zbulimi i varrezës në Përmet, foto DRTK Gjirokastër
Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe DRTK Gjirokastër gjatë gërmimet e tyre të kryera në këtë zone, kanë evidentuar dhe nxjerë në pah vathët, unazat dhe varëset e zbukuruara, të cilat i përkasin mesjetës së hershme, prej shek. VIII-IX deri në XI. Zbulimi i kësaj varreze shton informacionin për gjeografinë e shpërndarjes së kulturës arbërore në vendin tonë”, theksoi ndër të tjera Margariti.
Objektet e zbuluara gjatë gërmimeve arkeologjike, Përmet. Foto DRTK Gjirokastër
Objektet e zbuluara gjatë gërmimeve arkeologjike, Përmet. Foto DRTK Gjirokastër
Punimet për gërmime po vijojnë dhe sigurisht informacione më të detajuara do të na vijnë në ditët në vijim. Si rezultat i gërmimeve, punimet për zbatimin e projektit task 5, për zhvillimin e integruar urban dhe turistik Berat- Përmet, janë pezulluar për t’i dhënë përparësi inspektimeve dhe gërmimeve arkeologjike në këtë zonë.
Zbulimi i varrezës në Përmet, foto DRTK Gjirokastër
Zbulimi i varrezës në Përmet, foto DRTK Gjirokastër
Tesi Kerenxhi “Qyteti i një mbi një dritareve” falë vlerave historike, kulturore dhe turistike, është pjesë e trashëgimisë kulturore botërore...
Read More
Bukuritë shqiptare janë kthyer në një destinacion turistik të dashur për të huajt, dhe këtë gjithnjë e më shumë po...
Read More
Vjosë-Narta është një nga zonat më të rëndësishme për shpendët në Shqipëri. Hapësirat e saj përdoren si nga lloje shtegtare...
Read More