Zyrtarisht në Vjeshtë - Ja Surprizat e Fund Shtatorit - Into Albania

Zyrtarisht në Vjeshtë – Ja Surprizat e Fund Shtatorit

Zyrtarisht mund ti themi mirupafshim verës dhe të mirëpresim vjeshtën e cila ka trokitur në derë. Pasi sot më 22 shtator, fillon zyrtarisht ekuinoksi i vjeshtës.

Por sa do të zgjasin ditët me diell në Shqipëri, meteorologia Rezarta Xhakollari për IntoAlbanian shprehet se.

Ditët me diell në vendin tonë mesa duket do të jenë present deri më datë 23 shtator, ndërkohë fundjava e fundit e shtatorit duket se do na sjell edhe uljet graduale të temperaturave dhe në disa vende do të shoqërohet edhe me reshje shiu.

‘Do të jetë fundjava e fundit e shtatorit e cila do të na ndajë nga vera e nxehtë dhe temperaturat e larta. Duke nisur nga dita e premte dhe kryesisht fundjava vendi ynë do të preket nga masa ajri të freskëta nga atlantiku të cilat do të sjellin rreshje shiu me stuhi dhe intesitet të lartë përgjatë zonës perendimore por jug i vendit do të preket më shumë. Temperaturat do të zbresin ndjeshëm në të gjithë vendin. Parashikohet në zonat malore 12/18 grade zona e ulet 17/25 dhe bregdeti 18/24 gradë celsius. Pra mund të themi se kemi hyrë zyrtarisht në stinën e vjeshtës!’’

Ditët e fundit të shtatorit do të jetë relativisht të ftohta nga masat ajrore të Evropës Veriore, të cilat do të preken edhe territorin shqiptar. Për të gjithë ju që keni planifikuar të kaloni disa ditë të qeta në zonat bregdetare, mesa duket këto ditë nuk premtojnë shumë. Dhe nëse lëvizni mos harroni të merrni me vete jo vetëm çadrën për të qenë të përgatitur, por edhe ndonjë xhaketë pasi rënia me 10 gradë e temperaturave do të jetë e ndjeshme.