The Guardian - Ermonela Jaho, Sopranoja më e Mirë në Botë - Into Albania

The Guardian – Ermonela Jaho, Sopranoja më e Mirë në Botë

Kështu e ka çmuar gazetari i prestigjozes britanike The Guardian, John Crace, interpretimin e Ermonela Jahos në fillim të shkurtit në recitalin e mbajtur në sallën e koncerteve “Wigmore Hall”, në Londër.

Dhe nuk ka qenë i vetmi nga ajo redaksi që është shprehur me nota sipërore vlerësimi. Në një tjetër artikull të dedikuar, gazetari Tim Ashley shkruan:

“Aftësia e jashtëzakonshme e sopranos shqiptare për të hyrë në mendjen e një personazhi e bëri këtë recital, një mbrëmje shumë të veçantë”.

Përveç cilësive vokale, ajo që kritika dhe publiku vlerësojnë po aq në paraqitjet e Ermonela Jahos, është shpirti dhe talenti i saj në interpretim që siç thekson edhe artikulli i “The Guardian”:

“Arti i Jahos është i rrënjosur në identifikimin e thellë me repertorin e saj të përzgjedhur, që rezulton një shfaqje vërtetësise e pakursyer dhe ndershmërie e jashtëzakonshme emocionale. Në recital, ashtu si në skenë, aftësia e saj për të ekspozuar psikologjinë e një personazhi në pak sekonda është e dalluar”.

Ndërkohë, pasojnë njëri-tjetrin sukseset e sopranos shqiptare në skenat më të rëndësishme ndërkombëtare.

Nga mbrëmja e 19 shkurtit, vazhdon të dëgjohet ekoja e duartrokitjeve në teatrin Bayerische Staatsoper, në Mynih, ku Ermonela Jaho është paraqitur në rolin e Violetës, në veprën e Verdit, “La Traviata” dhe ku pritet të interpretojë edhe këtë të shtunë, më 28 shkurt.

Ermonela Jaho në "La Traviata". Burimi: staatsopera.de
Ermonela Jaho në “La Traviata”. Burimi: staatsopera.de

Më poshtë, ju propozojmë një fragment mbresëlënës pikërisht nga interpretimi i saj në veprën “La Traviata”, paraqitur vitin e kaluar në “Royal Hall Opera”, në Londër.

Ermonela Jaho, Violeta – “La Traviata”. Burimi The Royal Opera House YouTube.

New & Trending

Choose a