Ticket Magazine - Festivalet më të Mira në Shqipëri në 2020-ën. - Into Albania

Ticket Magazine – Festivalet më të Mira në Shqipëri në 2020-ën.

“Asgjë më pak se një Copëz Parajse”

Shqipëria tashmë e ka vënë flamurin e saj në hartën e eventeve ndërkombëtare të lidhura me turizmin. Gjithnjë e më shumë, atë e gjejmë të përfshirë në lista prestigjoze që sugjerojnë vende ende të panjohura për turistët, por që duhen vizituar sa më parë. Së fundmi, disa nga festivalet që zhvillohen në vend, janë përfshirë në platformën “Ticket Magazine”.


Fetsivalet që gërshetojnë muzikën e mirë me promovimin turistik dhe kulturor që i bëhet një vendi, janë ndër më të preferuarit nga turistët e aventurës. Këta të fundit gjejnë aty gjithçka u duhet për një arratisje sado të vogël nga realiteti ku bëjnë pjesë: nga ushqimi i mirë, te natyra e pashkelur, panorama përrallore, trashëgimia kulturore, mikpritja, dhe argëtimi. Janë pikërisht këto disa nga arsyet që rendit edhe “Ticket Magazine” në përzgjedhjen për të sugjeruar festivalet më të rëndësishëm që mbahen në Shqipëri, Kala Fest, Ion Festival, Unum Fest, Anjuna Fest dhe Festivali i Gjirokastrës:

“Njësoj si Ibiza dhe Kroacia, Shqipëria ka dale fuqishëm në skenë, duke u bërë zgjedhja më e mirë për një festë verore. Kombinimi i vijës bregdetare të paprekur, qyteteve historike dhe kulturës së pasur me muzikën e mahnitshme të të gjitha llojeve: Shqipëria nuk është asgjë më pak se një copëz parajse e gatshme për t’u eksploruar”.

Ҫfarë është “Ticket Magazine”

Gjithçka lindi në vitin 2011 kur tre miq të vjetër, organizuan një udhëtim për në festivalin me famë, Coachella. Planifikimi i udhëtimit, nga prenotimi i biletave e deri te realizimi i tij rezultoi një projekt kompleks, i vështirë dhe që kërkonte shumë shpenzime.

Siç thonë ata, “atë vit nuk mbërritën dot kurrë në festivalin Coachella”, por ama, u nisën për një aventurë shumë më ambicioze dhe frytdhënëse, për shumë më shumë njerëz të tjerë që hasin në të njëjtat vështirësi në organizimin e një udhëtimi të ngjashëm.

Sot ajo përpjekje është një platformë serioze dhe tepër utilitare në skanimin e festivaleve, destinacioneve turistike me evente të shumëkërkuara në të gjithë botën dhe në ndërmjetësimin dhe shitjen e biletave për to.

New & Trending

Choose a