Tre Receta Tradicionale Shqiptare - Të Këndshme, të Ëmbla dhe të Shijshme - Into Albania

Tre Receta Tradicionale Shqiptare – Të Këndshme, të Ëmbla dhe të Shijshme

Të thjeshta, por të pasura, të rënda dhe të lehta, por mbi të gjitha shqiptare, këto tre pjata janë një kënaqësi e vërtetë në këtë periudhë ku edhe koha po freskon.

Zgjidhja e tre recetave nga një sërë gatimesh të panumërta të shijshme që përbëjnë traditën e pasur gastronomike shqiptare nuk është detyrë e lehtë. Megjithatë, ne kemi besim se ata që kemi zgjedhur do t’ju lënë pa fjalë. Flija, plotësuesi perfekt i çdo vakti, por mbi të gjitha protagonist më vete. Shëndetlia, ëmbëlsira që të gjithë e duan. Dhe flija me mish pule, shijen unike që vetëm në Shqipëri mund ta provoni. Lexoni më poshtë për të gjetur recetat e plota dhe provojini herën tjetër kur të gjeni kohë dhe frymëzim në kuzhinë.

Flija, shija e çdo vakti

Deri tani kjo është një nga recetat më të shijshme për t’u provuar ndërsa temperaturat fillojnë të ftohen! Flija është e vështirë të krahasohet me “brumërat” e tjerë që ekzistojnë. Shiritat e hollë të brumit vendosen njëra mbi tjetrën për t’ju dhuruar një shije që plotëson në mënyrë të përsosur çdo vakt. Amvistat këshillojnë të serviret si me kos, turshi, djathë dhije të kullotave shqiptare alpine, apo edhe me mjaltë, apo me prevede dhe marmalatë kumbulle e ftoi. Ky ushqim tipik i maleve gatuhej tradicionalisht saç, gjë që e bën atë më të shijshëm. Megjithatë, flija e bërë në shtëpi nuk është më pak e shijshme. Duke përdorur furrën tuaj, disa përbërës të thjeshtë, pak durim dhe dashuri, ju mund të realizoni këtë specialitet shqiptar në fundjavat që vijojnë. Për recetën e plotë, klikoni këtu.

Shëndetlie, ëmbëlsira e admirueshme

Ëmëlsirë e denjë për çdo festë familjare. Kryesisht përgatitet nga duartartat e nënave dhe gjysheve shqiptare, megjithëse këto ditë mund të gjeni në restorantet tradicionale apo  kafenetë nostalgjike. Pavarësisht se quhet shëndetlie, nuk do të thotë se domosdoshmërisht, shëndetlia është e shëndetshme, për sa i përket kalorive, por që është e mirë për shëndetin tuaj, në drejtim e kënaqësise që merr në shije. Për recetën e plotë, klikoni këtu.

Jufka me pulë, shija veriore

Jufkat janë një prodhim tipik me të cilën dibranët mburren. Këto makarona si flokë të dredhur bashkohen në një recetë të thjeshtë e cila nuk merr shumë kohë në përgatitje, por e sigurt që sofrës suaj do t’i dhurojnë shumë shije dhe aromë të mire. Jufkat mund të shërbehen gjithashtu me mish viçi ose mish qengji, por ne preferojmë versionin me një pulë të tërë të freskët në fermë. Jufkat të pjekura me gjalpë në furrë, janë nga ato gatimet të cilat iu nderojnë gjithmonë në tavolinë. Shoqerojeni ato edhe me verën tuaj të preferuar të bardhë ose të kuqe dhe ftoni miq. Për recetën e plotë, klikoni këtu.

Për ju që dëshironi të pjekni bukën tuaj, këtu është një recetë e veçantë për bukën e fshatit, në stilin shqiptar.

New & Trending

Choose a