Turet Virtuale - Vendet ku Mund të Takoheni me Historinë nga Shtëpia - Into Albania

Turet Virtuale – Vendet ku Mund të Takoheni me Historinë nga Shtëpia

Në këto ditë ku masat e marra për parandalimin e përhapjes së virusit COVID- 19 janë strikte, ka bërë që shtëpia të jetë vendi më i sigurt dhe i shëndetshëm për të qëndruar.

Orët e kaluara në ambientet e shtëpisë mund t’i bëni më argëtuese duke përqafuar gjithnjë e më shumë kulturën, historinë dhe vendet turistike, të cilat vinë pranë jush nëpërmjet teknologjisë. Nëpërmjet faqes 3D Virtual Tour, e krijuar nga Ministria e Kulturës, ju keni mundësi të eksploroni dhe shijoni jo vetëm muze, por edhe site arkeologjike, kisha dhe xhami, që ndoshta ende si keni parë, por që duhet të bëhen pjesë e axhendës tuaj, sapo kjo situatë të normalizohet.

IntoAlbania sugjeron për ju Muzeun Arkeologjik të Butrintit.  

Rreth Muzeut Arkeologjik të Butrintit

Nëse jeni në kërkim të eksplorimit të një vendi që bën bashkë historinë dhe natyrën, atëherë Butrinti është ideali. I pozicionuar në mjediset e brendëshme të qytetit antik, Muzeu Arkeologjik është i pasur me objekte të periudhave të ndryshme që ka kaluar Butrinti, që nga antikiteti deri në periudhën bizantine. I hapur në vitin 1950, ky muze jeton në një harmoni perfekte mes natyrës dhe arkeologjisë mijëra vjeçare.

Butrinti, ashtu si shumë qendra të tjera të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri, u shpall monument kulture,  në vitin 1948, por ju desh të kalonin disa vite dhe në 1992 Butrinti regjistrohet në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Virtual Tour 3D

Nga ky tur, ju do të bëheni pjesë e disa udhëtime unike virtuale. Ju mund të zgjidhni midis qindra destinacioneve në varësi të shijeve dhe preferencave tuaja. Mjafton të zgjidhni vendin dhe klikoni mbi muzeun, sitin arkeologjik apo kultet fetare, ky udhëtim do t’ju informojë mbi çdo objekt dhe fakte të rëndësishme historike. Zgjidh nga lista e 11 qyteteve ku përfshihet Berati, Durrësi, Fieri, Gjirokastra, Korça, Kruja, Saranda, Shkodra, Tirana, Vlora, dhe Voskopoja. Virtual Tour do të jetë ciceroni juaj personal i këtij udhëtimi unik dhe të veçantë në Muzeun Arkeologjik të Butrintit.

New & Trending

Choose a