Turi i Lashtësisë në Vlorë - Into Albania

Turi i Lashtësisë në Vlorë

Vlora i ka rrënjët në lashtësi për shkak të pozitës së saj impresionuese gjeografike. Vija e gjatë bregdetare dhe relievi i ngritur pas tyre ka qënë streha e qyteteve të hershme me popullsi shqiptare që, si kudo në Ballkan, kapërceu tallazet e luftrave për pushtet e toka në këtë pjesë të Mesdheut. Gjurmët arkeologjike të fillesave të Aluonës (Vlorës së sotme) datojnë në periudhat e bronxit dhe hekurit duke dëshmuar një origjinë të hershme të vendbanimeve shqiptare, siç njihen në këtë bregdet Amantia, Kanina, Oriku e deri poshtë në Himarë.

Qyteti antik i Orikut 

Qyteti shtrihet në bregun jugperëndimor të Vlorës, thuajse nën hijen e gadishullit të Karaburunit. Mbetjet arkeologjike tregojnë së krahina ka qenë një nga më të rëndësishmet e vendbanimeve të zhvilluara jugore. Thuhet se në Orikun e hershëm Çezari përgatitej për të sulmuar ata që nuk i bindeshin në qytetet jugore të Italisë. Gjatë diktaturës komuniste, për shkak se Orikumi ishte edhe bazë ushtarake, kërkimet kanë qenë të kufizuara. Vetëm disa vite më parë u bë e mundur hapja e Parkut Arkeologjik të Orikumit, brenda bazës ushtarake të Pashalimanit. Parku është i vizitueshëm çdo ditë të javës, nga ora 09.00 e mëngjesit deri në orën 18.00 të mbrëmjes. Hapësira e tij dominohet nga rrënojat e gjetura të një teatri antik të stilit të ndërtimeve romake. Mbetjet e tjera të shpërndara rreth teatrit i përkasin qytezës së lashtë që doli në dritë nga gërmimet në Orikum.

Parku Arkeologjik i Orikut, Vlorë, Burimi: Ministria e Kulturës

Qyteti ilir i Amantias 

Parku arkeologjik i Amantias është dëshmi e historisë së vjetër të bregdetit të Jonit. Parku gjendet duke ndjekur rrugën e vjetër Vlorë-Tepelenë. Amantia është themeluar në shekullin e V-të para Krishtit. E veçanta e qytetit antik janë banesat dhe fortifikatat që u ngritën në një terren të vështirë malor. Pjesa më e rëndësishme dhe njëkohësisht më e bukur për tu vizituar në këtë park, janë rrënojat e stadiumit antik të ndërtuar me blloqe gurësh. Rrënojat tregojnë së stadiumi ka patur 17 rradhë të gurta për spektatorët dhe një tribunë qëndrore. Përreth kompleksit monumental gjenden mbetje të tjera arkeologjike që i përkasin strehavë të banorëve të qytetit antik. Përgjatë vizitës tuaj do ishte e këshillueshme të shoqëroheshit dhe nga administratorët e parkut, pasi përreth zonës mund të ketë qen stani. Nëse nuk i gjeni aty, mjafton të telefononi në nr: +35569955086.

Stadiumi në Parkun Arkeologjik të Amantias, Vlorë, foto nga IntoAlbania

Kanina

Një tjetër ndalesë e rëndësishme me gjurmët e ardhura nga lashtësia! Gërmimet në Kaninë kanë dëshmuar për kulturën ilire të antikitetit të vonë dhe mesjetës së hershme deri në shekullin e 6-të pas Krishtit. Me natyrë gjysëm malësore e gjysëm bregdetare, Kanina ofron një pamje spektakolare të gjirit të madh të Vlorës, por jo vetëm. Kur je mbi kala, ktheje imagjinatën qindra vjet pas në kohë e do të shohësh nga porti i Aulonës anijet e mëdha që vijnë nga Trieste, Venediku, Korfuzi, Janina, Malta apo Qipro.

Muret rrethuese në Kalanë e Kaninës, Vlorë, Burimi: myalbania.eu

New & Trending

Choose a