Turi Virtual - Eksplorimi i Sigurtë dhe i Shëndetshëm i Krujës - Into Albania

Turi Virtual – Eksplorimi i Sigurtë dhe i Shëndetshëm i Krujës

Me përhapjen e shpejtë të Coronavirus në të gjithë Evropën, njerëzit kanë ndalur ritmin e tyre, kanë anuluar planet e tyre të udhëtimit, e shumë janë mbyllur në shtëpi në mënyrë të tillë që ky virus të mos përhapet . Në shekullin XXI, kjo mungesë lëvizjeje është e barabartë me një mungesë lirie veprimi, sidomos në ditët e sotme kur destinacionet tona të dëshiruara janë një avion larg.

Për fat të mirë, bota virtuale është në anën tonë, pasi ka shumë gjëra që ende mund t’i eksplorojmë nga shtëpia dhe mund të zhytemi plotësisht në ato qytete që mezi presim t’i vizitojmë. Për shembull, Kruja, qyteti i vogël, por plotë me histori ju mundëson turin virtual, ku mund të sodisni historinë dhe bukuritë e tij.

Muzeu Kombëtar "Gjergj Kastrioti Skënderbeu”
Muzeu i Skëndërbeut, Krujë, foto nga IntoAlbania

Rreth Krujës

Kruja është epiqendra e kombit shqiptar. Ishte këtu që Gjergj Kastriot Skënderbeu, mbrojti vendin nga pushtimi otoman. Muzeu Kombëtar, kushtuar heroit dhe i vendosur brenda Kalasë së famshme të Krujës, është muzeu më i vizituar në Shqipëri. Muzeu Etnografik, i cili tregon mënyrën tradicionale të jetësës është një shtëpi e vërtetë e traditës së kësaj zone. Në këtë tur virtual nuk mund të lini pa soditur edhe pazarin e Krujës, pjesë e qytetërimit dhe traditave të hershme shqiptare. Mund të duket e çuditshme të vizitosh pazarin e famshëm të qytetit pa qenë në gjendje të blini një suvenir ose dy, por është e sigurt që do ta shijoni këtë shëtitje virtuale.

360 Tur Virtual në Krujë

Si pjesë e turit, ju do të merrni një vështrim ajror në të gjithë qytetin dhe peizazhin përreth tij. Nëse dëshironi të keni pamje nga afër të vendeve më të famshme të qytetit, si qendra, pazari, muzeu etnografik, apo Kalaja e Krujës, mjafton të klikoni vendin që doni të eksploroni. Të gjitha imazhet janë me rezolucion të lartë, kështu që do të merrni një pamje të qartë të Krujës.

Pavarësisht nëse planifikoni të vizitoni Krujën në të ardhmen apo jo, ky tur do t’ju japë një ide të qytetit historik të Shqipërisë. Qëndroni të sigurt dhe klikoni këtu për të përjetuar 360 Virtual Tour në Krujë.    

New & Trending

Choose a