Turistët në Tiranë - "Nuk Trembemi nga Koronavirusi" - Into Albania

Turistët në Tiranë – “Nuk Trembemi nga Koronavirusi”

Shqipëria prej tre ditësh është në ethet e koronavirusit që ka zënë vendin tonë, por pavarësisht këtij fakti turistët nuk mungojnë në kryeqytet.

Një grup austriak i turistëve, po viziton këto ditë vendin tonë dhe do të qëndrojnë në Shqipëri për gjashtë ditë. Ata do të vizitojnë disa qytete të ndryshme të vendit nga veriu në jug, citon Panorama.

Pavarësisht se numri i personave të infektuar në vendin tonë nga koronavirusi ka shkuar në 12, ata shprehen se nuk janë të frikësuar.

Një nga turistet ndër të tjera ka theksuar: “Nuk kam frikë sepse ka të prekur edhe në Itali e Austria. Kështu që jemi këtu dhe do qëndrojmë deri të dielën.”

Ciceroni që e shoqëron grupin ka theksuar sa ata kanë hyrë në vendin tonë nëpërmjet pikës kufitare të Muriqanit dhe janë rreth 30 persona.

“Nuk ka perceptim frike nga ana e grupit. Mediat e shtojnë situatën. Njerëzit e dinë situatën, kanë informacion por nuk kanë frikë. Do bëjmë raund trip, do të shkojmë deri në Sarandë dhe më pas do të kthehemi përsëri në Shkodër” – ka shtuar ndër të tjera ciceroni.

New & Trending

Choose a