Turizëm i Përgjegjshëm, një sezon veror blu dhe i gjelbër pa Qese Plastike! - Into Albania

Turizëm i Përgjegjshëm, një sezon veror blu dhe i gjelbër pa Qese Plastike!

A nuk është koha kur të gjithë mezi presim pushimet? Sigurisht që duam të shijojmë më të mirën e detit, malit dhe natyrës. Por bashkë me këtë dëshirë, nuk duhet të harrojmë diçka të rëndësishme: kujdesin për ndotjen e ambientit ku pushojmë!

Por nëse asgjë nuk ndryshon, deri në 2050 në oqeane do ketë më shumë qese plastike se peshq.

Plazhi i Gjipesë në jug të Shqipërisë. Foto: Getty Images.

A nuk është koha kur të gjithë mezi presim pushimet? Jo vetëm ne turistët, por edhe industria e turizmit.  Ne synojmë të shkojmë në plazhin më të pastër, me ujërat më të kthjellta apo malet me ajrin më të mprehtë dhe gjelbërimin e gjallë të natyrës. Sigurisht që duam të shijojmë më të mirën por bashkë me këtë dëshirë, harrojmë diçka të rëndësishme: kujdesin për ndotjen e ambientit ku pushojmë!

Koha për turizëm të përgjegjshëm

Një nga burimet kryesore të ndotjes që shkaktojmë është ajo përmes qeseve plastike por edhe produkteve të tjera plastike njëpërdorimshme. Sot në nivel global, përfshirë pa përjashtim edhe Shqipërinë, ndotja nga plastika është një nga sfidat kryesore mjedisore të kohës dhe turizmi, industria e tij dhe vizitorët kanë një rol të rëndësishëm për të kontribuar në ofrimin e zgjidhjeve më të mira.

Nëse asgjë nuk ndryshon, deri në 2050 në oqeane do ketë më shumë qese plastike se peshq. Plastika njëpërdorimshe nuk arrin gjithmonë në landfill ose riciklohet. Tridhjetë e dy për qind e plastikës së prodhuar çdo vit derdhet në oqeanet tona. Kjo është e barabartë me një kamion plehrash plastike që derdhet në oqeanet tona çdo minutë.

Këto të dhëna alarmuese kanë bërë që krahas kornizës ligjore dhe respektimit të saj industria turistike kudo në botë ashtu si edhe turistët të tregojnë një nivel sensibilizimi në marrjen e masave duke kontribuar secili me kujdes të shtuar – në fund të fundit e mira e kësaj përgjegjësie është e përbashkët. 

Mbeturina të hedhura në një plazh pranë bregdetit të Mesdheut. Foto: Web Library

Terapia turistike e kujdesit për plazhet dhe mjedisin   

Sa më afër tokës, aq më afër paqes.

Nga bregdeti, malet tek parqet kombëtare, secili mund të bëjë diferencën qoftë edhe më një hap. Ndryshimi krijohet duke mbledhur të gjithë hapat së bashku.

Për të realizuar këtë vizion, destinacionet e kompanive turistike angazhohen të eliminojnë artikujt plastikë që nuk u duhen; synojnë që të gjitha produktet plastike që u nevojiten të dizenjohen për t’u ripërdorur, ricikluar ose depozituar në mënyrë të sigurt; dhe të mbajnë gjithçka që përdorin jashtë mjedisit dhe në një cikël ekonomie qarkulluese.

Nga jugu në veri të saj, Shqipëria ofron mrekulli për turizmin malor, detar dhe atë të natyrës. Është koha që edhe në Shqipëri industria e turizmit të krijojë politika në mbrojtje të sezonit turistik ashtu si edhe ne si turistë të tregojmë një ndjeshmëri më të lartë në mbajtjen e mjedisit turistik sa më pranë natyrës, pastër, dhe aq më pranë planetit!

Plazhi i Dhërmiut, Shqipëri. Foto: Erald Halili

*Samel Kruja, eksperte për çështjet e mjedisit. Ky artikull i bashkohet fushatës së ndërgjegjësimit mbi shmangien e përdorimit të qeseve plastike, mbështetur nga UNICEF dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. 

New & Trending

Choose a