Ungrej - Fshati Malor i Lezhës i Pasur me Kulturë, Histori dhe Natyrë - Into Albania

Ungrej – Fshati Malor i Lezhës i Pasur me Kulturë, Histori dhe Natyrë

Lezha me rrethinat e saj çdo ditë e më shumë po kthehet në një destinacion të denjë për t’u vizituar.

E pasur me histori, kulturë, natyrë, në të gjen traditën e shpirtin mikpritës të banorëve. I tillë është edhe rasti i fshatit Ungrej, një zonë shumë pak e njohur, por mjaft interesante për t’u eksploruar. E pozicionuar vetëm 26 km larg Lezhës, Ungrej është një vend i pasur jo vetëm nga peizazhi natyror, por edhe nga vlera të shumta historike dhe kulturore.

Gjergji Figuri, përgjegjës i turizmit në bashkinë Lezhë shprehet se rruga që të çon drejt majës së Kreshtës nuk mund të lihet jashtë vëmendjes, pasi ballkoni i saj thuajse në krye të rrugës do të ju japë një soditje drejt Kallmetit dhe gjithë fushës së Zadrimës.

Tani rrugëtimi është i orientuar edhe në saj të disa tabelave ekologjike të cilat të ndihmojnë me sinjalistikës orientuese drejt shtigjeve për t’i dhënë sa më shumë siguri vizitorëve. Këto tabela ju drejtojnë për destinacionet historike dhe kulturore.

Veçoritë karakteristike të fshatit Ungrej

Pyjet me gështenja dhe perrënjtë e kanë bërë Ungrejin një zonë shumë atraktive vitet e fundit. E nëse mëpërpara duheshin tre orë për të arritur deri këtu dhe asnjëherë me makina të vogla, sot arrin për më pak se 50 minuta. Zona e Ungrejit shtrihet në një pjesë të sheshtë ku kalojnë disa lugina të përrenjve malor. Përveç peizazhit natyror, për ta bërë edhe më kuptimplotë këtë vizitë, Gjergji sugjeron që të vizitoni, Kështjellën e Kastrit, tumat iliri, fortifikimet iliri, qafën e pazarit dhe shumë të tjera.

Sugjerimet janë që të shëtisni në këmbë, në mënyrë që të merrni sa më shumë prej natyrës e sigurisht të takoni banorët e kësaj zone.

Kjo zonë njihet edhe për rritjen e bimës së bushit, një lloj druri i ngjeshur, që prej vitesh është përdorur për punime druri artistike, llullat, pipat, krehërat për flokë, lugë për kuzhine, bosht për të tjerr lesh etj.

Kullat historike të zonës

Në këtë zonë traditat dhe kultura gjenden tek çdo banorë e sigurisht në çdo shtëpi. Numri i tyre tani është më i vogël, por shumë po rikthehen për të rindërtuar kullat e tyre. Natyra ka ndërtuar një peizazh artistik që banorët e kanë gdhendur ndër vite. Shtëpitë e tyre karakteristike në formën e kullave janë mjaft interesante dhe gjenden thuajse në të gjithë rrugëtimin të kësaj zone turistike malore.


New & Trending

Choose a