Vendet ku Mund të Pushoni afër Tiranës në Këtë Fundvere - Into Albania

Vendet ku Mund të Pushoni afër Tiranës në Këtë Fundvere

Ndërsa vera dalëngadalë po përfundon, destinacionet e fundjavave tona kanë tendencë të shkojnë më pranë qytetit ku jetojmë. Janë të shumta vendet e bukura përreth kryeqytetit të cilat mund t’i eksploroni muajin që vjen.

Nëse vendndodhja juaj e përhershme është Tirana dhe nuk dëshironi të largoheni shumë larg në veri apo edhe në jug të vendit, mos u shqetësoni, IntoAlbania ju sugjeron një listë me vendet më të mira për t’u vizituar.

Aventurat e mrekullueshme dhe të lehta në natyrë

Nga ujëvara e famshme Shëngjergjit, deri në Petrelë dhe kështjellën e saj historike, duke vijuar me Liqenin e Bovillës dhe Kanionin e Tujanit, do të habiteshit sa peizazhe spektakolare do të gjeni vetëm jashtë kryeqytetit. Për të parë listen e plotë, klikoni këtu.

Shëngjergj
Ujëvara e Shëngjergjit, Tiranë, foto nga IntoAlbania

Mali i Dajtit

Për t’u shkëputur nga zhurma e kryeqytetit idealja është gjithmonë Dajti. Me anë të teleferikut apo thjesht me ngjitjen në mal për ata që kanë shpirtin e aventurës, sido që të jetë, kjo verë do të mbylleshe gjithmonë me stil, me një vizitë në malin e Dajtit. Ai që e mbron dhe e rrethon kryeqytetin, duke i dhuruar një nga panoramat më të bukura që çdo qytet mund të ketë.

Mali i Dajtit, foto nga Matthew J Zumwalt

Durrësi i lashtësisë dhe bregdetit nostalgjik

Gjendet përgjatë njërës prej rrugëve kryesore të Perandorisë Romake, Via Egnatia, e për këtë arsye ky qytet bregdetar ka gjithmonë çfarë i ofron të apasionuarve pas lashtësisë. Forumi bizantin, amfiteatri i lashtë, gjetje dhe artifakte arkeologjike në muzeun e qytetit, e plot të tjera. Nëse ende nuk e keni provuar, mund të bëni turin e qyetit të lashtë, të shijoni diellin e detin në plazhet më të bukura, dhe të shihni perëndimet në pikat më të mira të qyetit. Mos harroni edhe restorantet e shumtë, ndër më të mirët në vend.

Byzantine Forum
Forumi bizantin në Durrës, foto nga IntoAlbania.

Elbasani dhe ambienti i tij i shkëlqyeshëm

Ndodh shpesh që vendet afër shtëpisë nuk i viziton dhe nuk i shijon siç duhet në lavdinë e tyre. Elbasani është ideali që të merrni kohën e duhur për të shijuar kalanë, kuzhinën e shijshme, e shumë atraksione të tjera që gjenden shumë afër qytetit. Më pas lëvizni dhe zbuloni liqenet më qetësuese, ato të Dumres. Dhe nëse keni kohë mos u largoni pa shijuar kanioni e Holtës apo edhe ujëvarën e Sotirës. Për më shumë, klikoni këtu.

Gastronomia dhe plazhet e Lezhës

Një orë larg Tiranës për disa mund te jetë tepër po për të tjerë është distanca ideale! Me fundin e verës edhe përkushtimi për një trup perfekt bie dhe shtohet më shumë dëshira për të shijuar kuzhinën tonë të pasur. E ku ka më mirë se sa të shijosh restorantet pranë detit, por edhe ato që ndodhen në qytetin Lezhës, e njohur, jo vetëm për historinë, por edhe për gastronominë. Ndërsa shijoni ushqimin, mund edhe të eksploroni plazhet si: Tale, Shëngjin, Rana e Hedhun, Kune, Vainin e shumë e shumë të tjerë. Për më të apasionuarit pas ecjes mund të ekploroni një shteg të ri për ecje afër Rana e Hedhun, mund të provoni kayaking, apo edhe të merrni me vete përvojën tradicionale të fshatit.

Pogradeci, liqeni dhe fshatrat e tij

Pak më larg se qytetet e tjera në listë, por për t’u konsideruar është edhe Pogradeci. Megjithëse vetëm dy orë larg nga Tirana, ky qytet është thuajse një botë tjetër. Sigurisht, mund të filloni me qytetin dhe të shijoni një koran të shijshëm pranë Liqenit të Ohrit dhe mjellmave të tij. Por, mos harroni të merrni një ditë për të udhëtuar në fshatrat e mrekullueshëm të Pogradecit: Lin, Drilon, Tushemisht. Për më të apasionuarit e aventurës janë edhe zonat malore që ky qytet ofron.

New & Trending

Choose a