Vizitori i Parë në Kohë Pandemie - Rikthehet nga Shtegtimi Lejleku në Shqipëri - Into Albania

Vizitori i Parë në Kohë Pandemie – Rikthehet nga Shtegtimi Lejleku në Shqipëri

Mesa duket lejlekët po kthehen nga shtegtimi dhe vendi i parë ku ata u shfaqen në Shqipëri, ishte qyteti i Shkodrës.  

Ka qenë Shoqata Shqiptare që merret me studimin e zogjve (AOS) e cila e ka bërë të ditur lajmin e mirë në këtë kohë, ku i gjithë vendi po kalon krizën si pasojë e virusit më të ri COVID-19. Pavarësisht situatës ky detaj nuk i ka shpëtuar ekspertëve, të cilët theksojnë që shumë shpejtë do të vijnë lejlekë të tjerë edhe në vende të tjera të Shqipërisë si në Fier, Gjirokastër dhe Sarandë.

Lejleku i parë në Prizren, foto Liridon Shala. Burimi: facebook.com/aosalb

Në një postim në faqen e tyre të facebook-ut, ekspertët e Shoqatës Ornitologjik Shqiptare, kanë shkruar se foletë e lejlekëve në vendin tonë janë të rralla, ato mund të kenë 5-6 fole aktive.

Lejlekët në jug të Shqiiperisë, foto Taulant Bino. Burimi: facebook.com/aosalb

Ndër të tjera në statusin e tyre ekspertët theksojnë se; “Përveç rënies së numrit të foleve për shkak të persekutimit dhe humbjes së habitateve të ushqimit, duket se shumë lejlekë nuk i mbijetojnë shtegtimit apo dimërimit, e thënë ndryshe fluturimit të tyre për mbijetesë e për pasojë nuk kthehen më në foletë e tyre në Shqipëri.  Lejlekët, sikundër shumë shpend të tjerë shtegtarë, përballen gjatë rrugëtimit shtegtues me plot rreziqe ku dallohet brakonazhi apo vrasja e qëllimshme, përplasja me infrastrukturën energjitike, elektroshoku etj.”

Lejleku i parë në Shqipëri, në qytetin e Shkodrës. Burimi: facebook.com/aosalb

Ndër të tjera Shoqata ka shkruar, edhe pse në kushte të vështira pune për shkak të Covid 19, AOS vazhdon përpjekjet që në këtë nismë të mbrojtjes të përfshihen dhe struktura të tjera, për të rritur sa më shumë numrin e Lejlekëve folezues në Shqipëri.

Madje, ekspertët e shoqatës së zogjve, po gjurmojnë edhe udhëtimin e Lejlekut Bela, i cili është paisur me një transmetues satelitor në Slloveni, dhe gjendet akoma në shtegtim, pa e ditur se ku do të ndalet.

Udhëtimi i Lejlekut Bela – Slloveni-Gadishulli i Sinait (Egjypt) dhe në kthim. Burimi: facebook.com/aosalb

New & Trending

Choose a