Vlora e harmonisë shpirtërore - Into Albania

Vlora e harmonisë shpirtërore

Vlora njihet më tepër për plazhet e saj, bukuria e së cilëve shënjon në mënyrë të përkryer edhe hyrjen madhështore në bregdetin jugor të Shqipërisë. Ajo njihet edhe si qendra e isopolifonisë, një prej vlerave më të mëdha të trashëgimisë kulturore të vendit, si edhe vendi ku u ngrit flamuri i pavarësisë së Shqipërisë, momenti historik më i rëndësishëm për një shtet. Por, qyteti më i madh bregdetar i vendit, ofron edhe një listë të pasur monumentesh të turizmit fetar dhe arkeologjik të cilët meritojnë po aq vëmendje sa edhe pasuritë e tjera të këtij qyteti.

Xhamia “Muradije”

Kjo xhami është një nga monumentet e kategorisë së parë, që mbrohet jo vetëm për historinë e kultit por edhe për arkitekturën e arrirë që daton më shumë se 5 shekuj. E gjeni në distancë të shkurtër nga “Sheshit i Flamurit” në zemër të qytetit. Xhamia është ndërtuar në vitin 1542 nga arkitekti i njohur i kohës Sinani dhe paraqet një harmoni gjeometrike në konstruksionin e saj të jashtëm. Monumenti i kultit është ndërtuar në kohën e sulltanit Sulejman Kanuniu dhe arkitekt i saj ishte mjaft i njohur në qarqet më të larta të perandorisë së kohës. Megjithë ashpërsinë e ndryshimeve klimatike në shekuj, monumenti i ruan vlerat arkitektonike dhe origjinale të tij. Xhamia është e vizitueshme dhe ka një kupolë dhe një minare të ndërtuara në rradhë simetrikë gurësh dhe qemerësh në harqet e dritareve të harkuara bukur.

Xhamia “Muradije”
Xhamia “Muradije”, Vlorë, foto nga IntoAlbania

Vendi i shenjtë Kuzum Baba

Ndalesa e dytë është Kuzbaba, pika më e lartë e qytetit të Vlorës, një taracë me pamje spektakolare që imponohet mbi qendrën e qytetit jugor. Është një atraksion i dyfishtë sepse në qendër të saj ndodhet tyrbja bektashiane e Kuzbabasë një ndalesë e qetësisë shpirtërore për të gjithë besimtarët. Ballkoni kodrinor ngrihet në lartësi 70 metra nga rruga kombëtare dhe për t’u ngjitur në Kuzbaba duhet të përshkosh rreth 240 shkallë të gurta gjarpëruese. Taraca ka një gjatësi prej 300 metrash çfarë e bën një atraksion masiv, sidomos gjatë gjysmës së vitit kur Vlora pushtohet nga mijëra turistë të huaj. është një nga vendet ideale për të shijuar kafenë e mëngjesit osë freskinë e mbrëmjeve bregdetare ngjyrosur nga portokallia e perëndimeve të paharrueshme.

Vendi i shenjtë Kuzum Baba, Vlorë, foto nga IntoAlbania.

Kisha Katolike e Vlorës

Është gjithashtu një nga monumentet e listuara në rradhën e objekteve të kultit që mbrohen nga shteti shqiptar. Monumenti është ndërtuar në shekullin e XIX-të dhe përfaqëson një strukturë ndërtimore nën ndikimin e arkitektëve italianë. Fasada e Kishës që njihet si Kisha e Shën Luigji Gonzaga do të restaurohet pjesë-pjesë për t’ju afruar modelit të saj origjinal. Kisha gjendet larg Bulevardit Ismail Qemali në një distancë disa minutëshe me makinë. Jo vetëm kryen shërbesat për besimtarët katolikë por në dokumente njihet si një nga vendet kuka shërbyer dhe At Shtjefën Gjeçovi, një nga atdhetarët dhe klerikët e shquar të fillimeve të shekullit të kaluar. Kisha katolike e Vlorës gjatë diktaturës u shndërrua në teatër kukullash, por që pas rikthimit të plularizmit politik në Shqipëri ju rikthye komunitetit katolik të Vlorës.

 
Kisha Katolike në Vlorë, foto nga IntoAlbania.

Manastiri i Shën Mërisë, Zvërnec

Zvërneci është padyshim një nga krenaritë e Vlorës dhe jo vetëm për dimensionet natyrore që shfaq, historinë e kultit fetar që mban në vetvete dhe botën e mrekullueshme nënujore. Një ishull si në përrallë që të mahnit kur e viziton! Mbuluar nga bimësi e dendur dhe shumë e vjetër në moshë ngrihet Manastiri i Shën Mërisë ndërtuar në shekullin e 13-të. Manastiri dhe ishulli ngrihen përballë fshatit Zvërnec. Monumenti rrethohet nga mure dhe konakë dykatësh. Për të vizituar manastirin duhet të përshkosh një urë druri të ndërtuar mbi lagunën e Nartës e cila lidh bregun me manastirin. Vendi i kultit ruhet në gjendje të mirë dhe mund të vizitohet lehtësisht me anë të rrugës që të çon në fshatin Zvërnec.

Manastiri i Shën Mërisë në Zvërnec. Foto dhuruar nga Sarah Goolishian.

Kishat e vjetra në fshatrat e bregdetit

Por Vlora është vetëm porta hyrëse drejt nje Riviere mahnitëse që ruan në kodrinat dhe fushat e mbuluara prej bimësisë një pasuri të vërtetë që qetëson dhe ushqen shpirtin. Të tilla janë Kisha e Shën Mërisë së Athalit dhe Kisha e Gjithë Shenjtorëve në Himarë. Më poshtë në Dhërmi gjen një tjetër manastir kushtuar Shën Mërisë. Në fshatrat Qeparo dhe Vuno janë kishat e Shën Dhimitrit dhe ajo e Shën Spiridhonit.

New & Trending

Choose a