Vlora - Gati Ofertat Turistike për të Pritur Pushuesit - Into Albania

Vlora – Gati Ofertat Turistike për të Pritur Pushuesit

Me një vijë bregdetare të gjerë Shqipëria ofron alternative të shumta eksplorimi. Pafundësia e plazheve të llojeve të ndryshëm, nga plazhet e mëdha publike tek gjiret të pozicionuara në Rivierën e Jugut, kanë bërë që kjo zonë të marrë dhe vëmendjen e shumë turistëve të huaj.  

Me ujin e kristaltë dhe plazhet mahnitëse bregdeti i Vlorës po pret me padurim turistët dhe pushuesit e parë, edhe pse këtë vit pritet që shumica prej tyre të jenë turistë vendas dhe nga trojet shqiptare, për shkak edhe të pandemisë COVID-19, që ka përfshirë pothuajse gjithë botën.

Ashtu si çdo qytet tjetër bregdetar edhe Vlora po bëhet gati për këtë sezon veror, në një prononcim të bërë në agjencinë telegrafike, kryetari i bashkisë Vlorë, Dritan Leli, është shprehur se “Edhe këtë vit do të kemi turizëm të suksesshëm, sigurisht në kushte pandemie, siç do na lejojë situata. Qyteti i Vlorës po merret me përgatitjen e ofertave turistike, për ata që do të zgjedhin të pushojnë disa ditë në qytetin tonë.”

Prej disa vitesh Vlora ka ndryshuar faqe duke u kthyer në një qytet të denjë turistik, ku mund të gjeni jo vetëm plazhin, por historinë, kulturën dhe kulinarinë. Destinacionet në Vlorë janë pa fund, nga manastiri në Lagunën e Nartës, flamingot, vizitorë të përhershëm tashmë të kësaj lagune. Një atraksioni i veçantë që ia vlen të vizitohet është dhe kalaja e Kaninës, Muzeun Historik Kombëtar të Pavarësisë, që është pranë detit dhe afër portit, Sheshi i Flamurit e shumë e shumë të tjera.

Kryetari i Bashkisë gjithashtu ka shtuar se, vitin e kaluar përfundoi dhe bulevardi “Ismail Qemali”, që është shndërruar në një mushkëri të gjelbër të qytetit dhe që ia rekomandon qytetarëve të Vlorës dhe vizitorëve.

Sigurisht që këtij sezoni rëndësi do t’i jepet respektimit të masave të marra nga qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë, duke i ndjekur ato në mënyrë rigoroze që pushuesit të ndjehen të sigurt në Vlorë.   

New & Trending

Choose a